Zyrtare/ Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain pas dy sezonesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi e mbyll me Paris Saint Germain. Lajmin e ka dhënë trajneri i klubit francez, Christophe Galtier, i cili në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Clermont, pranoi se argjentinasi do të luajë për herë të fundit në “Parkun e Princave”.

“Kam pasur privilegjin që të stërvit lojtarin më të mirë të historisë së futbollit. Nesër do të jetë ndeshja e tij e fundit në ‘Parkun e princave’. Shpresoj të respektohet në mënyrën e duhur’, deklaroi Galtier.

Duke folur për eksperiencën 2-vjeçare të yllit argjentinas në klubin francez, tekniku i PSG-së pranoi se veçanërisht në sezonin aktual, Messi u shndërrua në një element mjaft të rëndësishëm për skuadrën.

“Sezonin e parë iu desh të ambientohej, ndërsa këtë vit tregoi në fushë se ishte një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës. Kritikat për të i gjej të pavenda, pasi në një sezon të çuditshëm si ky i Botërorit ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 22 asiste, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit”, u shpreh trajneri.

Lionel Messi iu bashkua PSG-së në verën e 2021-shit dhe firmosi nëj kontratë 2-vjeçare, e cila skadon më 30 qershor të këtij viti. Pavarësisht ofertës nga klubi francez, ylli argjentinas vendosi të mos e rinovojë bashkëpunimin, kjo edhe për faktin që asnjëherë nuk arriti të krijojë afeksionin e duhur me tifozerinë e PSG-së, që e ka vërshëllyer dhe kritikuar në jo pak raste.

E ardhmja e Messit është ende për t’u vendosur, pasi Barcelona po bën përpjekje për ta rikthyer aty ku shkroi historinë e futbollit për shumë sezone, teksa opsione mbeten edhe Arabia Saudite e ShBA-ja.

Të fundit

Ditë me shi, mos harroni të merrni çadrat, ja parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat malore...

Parashikimi i horoskopit 27 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dita premton të jetë plot suksese dhe kënaqësi. Është koha ideale për të ndjekur ambiciet tuaja si në punë ashtu edhe në dashuri. Çiftet...

Organe derri për njerëzit? Studimi sjell prova të reja premtuese

Një studim i ri sugjeron se organet e derrit të modifikuara gjenetikisht mund të jenë një opsion i zbatueshëm për pacientët që vuajnë nga...

Selena Gomez: Trishtohem nga komentet për peshën time

Selena Gomez zbuloi se mërzitet kur lexon komente për ndryshimet e saj në peshë, duke theksuar se kjo gjë nuk vlen për meshkujt. Këngëtarja...

Emigrantët sollën 1 miliard euro/ Remitancat u rritën gjatë vitit 2024

Remitancat ose paratë e dërguara nga emigrantët për familjarët e tyre në Shqipëri shënuan vlera rekord në 2024. 1 miliardë euro u dërguan nga...

Lajme të tjera

Web TV