10 kryeqytetet europiane me ushqimin më të mirë, Tirana në vend të 4

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur mendojmë për pushimet të gjithëve na vijnë në mendje perceptime të ndryshme.

Disa duan të pushojnë në plazh me një pije në dorë, disa të eksplorojnë rrënojat e lashta ose të përjetojnë aventura në shkretëtirë.

Por ka dhe një kategori që “dashuron” ushqimim. Për dashamirët e ushqimit, gjithçka ka të bëjë me ushqimet e shijshme dhe të reja që mund të provojnë.

Uswitch ka gjetur kryeqytetet më të mira evropiane për adhuruesit e ushqimit, duke marrë parasysh kategori si ushqimi vegjetarian, kafenetë, baret, Fast-food, Brunch (mesvakt), çmimi mesatar dhe numri i restoranteve dhe ka renditur dhjetë kryeqytetet më të mira.

Tirana është renditur në vendin e 4 dhe konsiderohet një ndër vendet më të mira për të ngrënë dhe pushuar.

Për ushqime me çmime të arsyeshme por edhe të shijshme dominon Athina në Greqi. Ka mbi 1000 restorante për të zgjedhur vetëm në qytet, me akoma më shumë në periferi me një vlerësim prej 9 nga 10 pikë në total me një çmim prej 19,26 dollarësh për vakt.

Beogradi pason listën e një rezultat të përgjithshëm prej 83.06 nga 100. Ky kryeqytet serb është më i miri për pijet e tyre me 9.05 pikë. Kostoja mesatare e vaktit është pak më e lirë se Athina gjithashtu, në 18.48 dollarë.

Po kërkoni diçka të shpejtë për të ngrënë në lëvizje?

Sofjes, Bullgari është një nga më të mirët për ushqim të shpejtë, me 9.02 nga 10 pikë. Kafenetë padyshim që ia vlen të vizitohen gjithashtu.

Tirana, Valletta dhe Lisbona janë të gjitha vende të shkëlqyera për drekë dhe për ata që duan të gjejnë kohë për t’u shoqëruar, për të ngrënë mirë dhe për të fjetur.

Lexo edhe :  Stuhitë e acarta te reshjet e “pazakonta”/ Ja çfarë do të sjellë dimri El Niño që po vjen

Të tre kryeqytetet kanë një rezultat të përgjithshëm 70 nga 100 pikë dhe janë zgjedhje shumë e mirë për adhuruesit e ushqimit.

Tirana është madje në 10 vendet kryesore evropiane për makinat më të lira me qira, e cila do të jetë e përshtatshme për të udhëtuar midis të gjitha këtyre pikave ushqimore.

Kryeqytetet e Evropës Qendrore Bratislavë (Sllovaki) dhe Zagreb (Kroaci) janë dy vende të tjera me mundësi cilësore për adhuruesit e suhqimit.

Ndërsa Zagrebi bie nën 70 me rezultatin e tij të përgjithshëm (68.76), e kompenson rezultatin me kafenetë e tij.

I fundit i 10 më të mirëve është Bukureshti në Rumani.

Duke arritur një vlerësim të përgjithshëm prej 68.73 nga 100 pikë, ai ka rezultatet e tij më të larta për cilësinë e kafeneve (si në atmosferë ashtu edhe në vetë ushqimin) dhe fast-food.

Pra, pavarësisht nëse pëlqeni të darkoni në ndërtesa simpatike ose thjesht dëshironi të hani një meze të shpejtë, Bukureshti i ka mbuluar të dyja.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV