“Mos na hapni barkun, e mos na çani tr*pin”/ Murrizi degjeneron Metën e Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth dy javë më parë u mbajtën zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa opozita ka hedhur një sërë akuzash ndaj kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit se ka qenë i njëanshëm gjatë këtij procesi.

Por, ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër ndaj opozitës. Ai ka kujtuar në rrjetet sociale marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, teksa ka publikuar edhe fjalimin e mbajtur asokohe në komision.

Murrizi deklaron se PD është fajtore për marrëveshjen e 5 qeshorit dhe vendosjen e Celibashit në krye të KQZ-së, po ashtu edhe të Lealba Pelinkut si nënkomisionere.

Ai thotë se paqëndrueshmëria e të deleguarve dhe përfaqësuesve të PD-së është shkak i humbjeve elektorale periodike.

Ndaj ai kërkon që PD të heshtë dhe të mos shajë KQZ-në, të cilën e “gatoi” bashkë me mazhorancën.

Deklarata e plotë:

Kur zgjedh individë që të lëpihen për momentin, herët a vonë do ja vuash pisllikun që mbartin në veten e tyre.

PD gaboi në marrëveshjen e ndyrë të 5 qershorit.

Gaboi kur pëlqeu më shumë Celibashin e zonës së Dushkut se sa Rusmailin.

Gaboi në përzgjedhjen e anëtarëve të KAS-it dhe Rregullatorit.

Drejtuesit e PD në atë kohë heshtën dhe besoj se u kënaqën për tenderin 23 milionë euro të identifikimit elektronik të votuesve.

E kur shoh e dëgjoj sot dëngla se KQZ, KAS-i etj. komandohen nga Rama, atëherë po ju pyes???

Pse jua “drodhën” këta tuajt që ju zgjodhët me aq zell e dashamirësi??????

A mbani përgjegjësi apo ndjeni ndonjë peshë faji për këta plehra që falë jush janë sot aty si ushtarë të Ramës???

Ju thoni demokratëve dhe shqiptarëve se sa nga 23 milionë eurot e këtij pazari përfunduan në xhepat tuaj që gatuat këtë mender KQZ.

Lexo edhe :  Petro Koçi sherr me Berishën/ Turp të kesh! Burgose Fatos Nanon

Tani a ka mundësi të heshtni!!

Nuk është rasti parë që ju dalin kundra apo ju “ luftojnë” ato individë që i keni zgjedhur, promovuar e përkrahur duke ju hyrë në hak demokratëve.

A nuk ishte Benet Bec leshi një nga këta???

Kur zgjedh për pazare, do ta vuash në kurriz pazaret e pazarlijve.

Ankimet, ulëritjet apo klithmat e padrejtësive që ju bëjnë sot ata që keni zgjedhur vetë duke shtyrë të tjerë, nuk i beson më njeri.

Prandaj mos na hapni barkun e mos na çani trapin me këtë lloj qurravitje.

Kur kam folur unë në komision për këta plehra në korrik 2020, më dërdëllisnin si parimorë.

Tani rrini urtë dhe heshtni se nuk jemi të gjithë njëlloj servil të pështirë që të duartrokasim për çdo pazar të ndyrë tuajin e të ulërasim kur të zgjedhurit tuaj dalin ashtu siç janë fundërrina.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV