Tahiri lirohet nga burgu me mesazhe “të koduara”, ambasadorja Kim zhgënjehet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u lirua dje me me kusht dhe 20 muajt e mbetur të dënimit pritet t’i kalojë në “arrest shtëpie” dhe mbajtje të komunikimeve të detyruara me “shërbimin e provës”. Gjykata “arsyeton” pesë shkaqet që i dhanë lirinë. Menjëherë pasi mbërriti në banesë, Tahiri bën deklaratë e fortë me mesazhe të koduara në rrjetet sociale, duke paralajmëruar “betejë më çdo çmim për të fituar mbi padrejtësinë”. Kujt mund t’i drejtohen këto mesazhe? Reagon ambasadorja Kim: Shumë zhgënjyese…! “Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”.

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lënë qelinë ditën e djeshme, për ta vazhduar pjesën e mbetur të dënimit në “arrest shtëpie”. Ky vendim u mor nga Gjykata e Elbasanit duke e argumentuar me faktin se ka përfunduar gjysmën e dënimit, ka pasur sjellje të mirë në burg dhe për rrethana familjare për shkak të bashkëshortes së sëmurë do i duhet të kujdeset për dy fëmijët e mitur. Të paktën ky ka qenë argumenti i gjykatës, duke i sjellë “gjysmëlirinë” ish-ministrit të Brendshëm socialist të akuzuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre”. Nga dy ekspertimet mjeko-ligjore të kushtet që duhet të përmbushë Saimir Tahiri që të quhet i rehabilituar. Pak minuta pasi u parait në banesën e tij, ish-ministri I Bredshëm shkroi një mesazh të shkurtër, por “domethënës” në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se nuk do heshtë para “padrejtësisë” që pretendon se i është bërë. “Do vazhdoj te kërkoj drejtesinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemer ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e të vërtetës. Pata mundësi të njihja padrejtesinë përballë. Tani kam mundësine të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit pa masë të gjithë!”, shkruan Tahiri. I menjëhershëm ishte reagimi I ambasadores amerikane në ikje Yuri Kim. Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke u shprehur e zhgënjyer. Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane u shpreh se këto mënyra që përdor drejtësia shqiptare, nuk janë të përshtatshme për një vend të NATO-s dhe që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian. “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim në Twitter. Ky qëndrim vjen piëkrisht kur jemi në konturimin e plotë të “drejtësisë së re” dhe zhgënjimi i ambasadores. Teksa ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u lirua nga burgu pasi qëndronte në qeli që prej shkurtit të vitit të kaluar, ish-zyrtari socialist duhet të përmbushë disa kushte që të quhet i rehabilituar siç janë mosshoqërimi i tij me persona që kanë rrezikshmëri shoqërore, apo persona të dënuar si dhe do të duhet të marrë kontakt me Shërbimin e Provës. Ndërkohë, vetëm pasi të përmbushë këto kushte, Tahiri konsiderohet i rehabilituar për veprën penale që ai është dënuar, atë të shpërdorimit të detyrës. Sipas avokatëve, zoti Tahiri ka pasur dy ekspertime mjeko-ligjore që i ka dorëzuar në gjykatë. Vendimi për lirimin me kusht është marrë nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu dhe prokuror i çështjes, Mustafa Turku, ndërsa Tahiri do të duhet të kalojë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi (dënim alternativ).

Reagimi i Berishës

Ish-kryeministri Berisha komentoi vendimin e Gjykatës së Elbasanit për të liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut”, tha Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Saimir Tahiri është liruar me urdhër të Edi Ramës. Për Berishën, Tahiri e ka kërcënuar Ramën se nëse do të dalë tani nga qelia, atëherë do të zbërthejë lidhjet e krimit që ka, sipas tij, Olsi Rama dhe kryeministri me bandat nga Meksika gjer në Afrikën e Jugut. “Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthejë të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut. Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij. Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal”, tha Berisha. Pas 1 viti e gjysmë në qeli, ish-ministri i Brendshëm, Samir Tahiri, u lirua nga burgu. Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Lexo edhe :  “Olsi Rama s’ka lidhje me laboratorin e Xibrakës”, reagon kryeministri

Tahiri, nga ministri më i suksesshëm, në “të padëshiruarin” e PS-së

Në mandatin e parë të qeverisë Rama, në vitin 2013 Saimir Tahiri u emërua Ministër I Brendshëm. Pas tre vitesh në këtë detyrë, kur nisën sulmet ndaj tij, kreu I qeverisë do të deklaronte se “Ishte ministri më i suksesshëm”. Arretimi në Itali I kushërinjve të tij, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminalo, vunë në lëvizje prokurorinë shqiptare e cila nuk hezitoi të niste hetimet dhe të kërkonte arrestimin e tij. Pak muaj para se të shperthente kys skandal, Rama e kishte shkarkuar nda detyra dhe Tahiri ishte vetëm deputet i thjesht i PS-së dhe që nga ai moment nisi rënia e tij politike, ndërsa ajo juridike kishte kohë që kish filluar. Saimir Tahiri u dënua më 4 shkurt 2022 nga Gjykata e Apelit me 5 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3 vite e 4 muaj burg, teksa prej muajsh kishte kërkuar lirinë nga Gjykata nëpërmjet njohjes së kohës së paraburgimit. Ish-ministri ka qëndruar rreth 16 muaj burg qeli. Fillimisht ka qenë në qeli në Peqin dhe më pas në burgun e Lushnjës. Ai është liruar me kusht pasi gjatë përballjes me gjykatën kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit, duke qenë se një pjesë e kishte kaluar në shërbim prove gjatë dhënies së vendimit. Tahiri sipas prokurorisë, rezultonte se kishte favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili kishte funksionuar në shtetin italian. SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por GJKKO vendosi ta rikualifikojë veprën penale dhe e dënoi atë vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3.4 vite burg. Nga problemet shëndetësore të gruas te kujdesi për fëmijët e mitur dhe sjellja e mirë në burg, çfarë e shpëtoi Tahirin nga qëndrimi në qeli Në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur. Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë. Element që çoi në lirimin e Tahirit dhe të faktit për sjelljen e tij të mirë në burg. Duke iu parashtruar këto kërkesa, edhe prokurori i çështjes ka qenë dakord me kërkesën, që Tahiri të vuante ditët e tjera të dënimit në shtëpi. Lirimi i Tahirit, zbardhet vendimi i Gjykatës: Lejohet që gjatë qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare.

Të fundit

Inaugurimi i Trump mund të jetë shfaqja më pak e mrekullueshme në Tokë

Nga Ema Brockes   Në epokën çuditërisht shqetësuese të presidencës së Xhorxh W Bushit, kishte diçka që njerëzve u pëlqente ta...

Edhe sa mund ta shpërfillë Albin Kurti Prokurorinë Speciale?

Nga Mimoza Sadiku   Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast...

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës Sky ECC, pas akuzave publike...

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV