Zyrtare/ Marco Asensio largohet nga Real Madrid pas 7 sezonesh si “Los Blancos”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi spanjoll, Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Marco Asensio.

Pas shtatë sezoneve me Los Blancos, Asensio ka vendosur të largohet nga Real Madridi pas skadimit të kontratës.

Është vet klubi mbretëror që ka njoftuar largimin e Asensios, duke i uruar fat në karrierë apo në klubin e ri.

“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Marco Asensio, një lojtar që ka mbrojtur stemën dhe fanellën tonë për shtatë sezone”.

“Ai mbërriti në Real Madrid kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ka arritur të hyjë në historinë e klubit tonë si pjesë e një ekipi që ka luajtur në një nga periudhat tona më të suksesshme”.

“Marco Asensio ka fituar 17 tituj me Real Madridin: 3 Liga të Kampionëve, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 3 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle”.

“Ne madridistët nuk do ta harrojmë kurrë karrierën dhe sjelljen e tij shembullore gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe i uron atij dhe familjes së tij fat në këtë fazë të re”, thuhet në njoftim.

Asensio së fundmi është lidhur me një transferim te Paris Saint-Germain dhe Aston Villa, me francezët që vlerësohen favorit.

Të fundit

Mes thashethemeve për ndarje, Michelle dhe Barack Obama festojnë ditëlindjen e Sasha-s

Michelle dhe Barack Obama festuan ditëlindjen e 24-të të vajzës së tyre më të vogël, Sasha, pavarësisht thashethemeve të...

Pikiata e euros/ Vakaj: Ja një ndër faktorët që ka ndikuar në rënien e saj

Emigrantët shqiptarë sollën 251 milionë euro pranë familjeve të tyre vetëm në tremujorin e parë të vitit, duke parë një rritje prej 4% në...

Meta e ‘pëson’ pas intevistës televizive/ I ndalohet të stërvitet në burg për 10 ditë

Presidenti i PL-së Ilir Meta, është dënuar me 10 ditë për të mos kryer asnjë aktivitet sportiv në ambjentet e paraburgimit ku ndodhet që...

Mësohet data e fillimit të sezonit 2025-26 në Serie A

Lega Serie A ka zyrtarizuar datat dhe formatin e sezonit të ardhshëm 2025-2026, duke konfirmuar se kampionati italian do të fillojë më 24 gusht 2025...

Kreditë e buta për shtëpi nga Bashkia, zbardhet vendimi, ja sa familje përfitojnë

Këshilli Bashkiak i Tiranës shpalli një ditë më parë 1100 fitues të kredive të buta për shtëpi. Përfituesve iu subvencionohen interesat e kredive nga...

Lajme të tjera

Web TV