“Tkurret” popullsia INSTAT: Në janar 31 mijë banorë më pak se një vit më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në janar të këtij viti popullsia shqiptare u ul me mbi 31 mijë persona. Por nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë rënia rezulton e lehtë vetëm 1.1%.Qarqet me numrin më të ulët të lindjeve kanë rezultuar Gjirokastra, Berati dhe Dibra. Kjo ka bërë që edhe mosha mesatare e popullsisë në vend të rritet duke iu afruar të 40-ve.

Popullsia shqiptare u tkurr duke regjistruar shifrën 2 milionë e 761 banorë gjatë vitit 2023 nga 2 milionë e 793 mijë një vit më parë.

Ulja e numrit të popullsisë në Shqipëri është e lidhur direkt me numrin e pakët të lindjeve. Shtesa natyrore e popullsisë ose raporti (lindje-vdekje) regjistroi 690 lindje më shumë se sa vdekje, që konsiderohet niveli më i ulët me përjashtim të periudhës së pandemisë. Vitin e kaluar lindën mbi 24 mijë foshnja, duke pësuar një rënie me 9,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas Instat, ulja e popullsisë është ndikuar edhe nga largimi i të rinjve në vendet e BE. Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2023 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë dhe ishte me 0,6 %.

Ulja e lindshmërisë ka sjellë edhe plakje ët popullsisë shqiptare. Nga të dhënat vërehet se më shumë se gjysma e popullsisë janë të moshës 38.8 vjeç nga 38.2 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kukësi është qarku që ka moshën më të re të banorëve ndërsa Gjirokastra ka popullsinë më të plakur e ndjekur më pas nga Lezha.

Të fundit

Bergamo, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së...

Me pistoletë në “Range Rover”, i riu përfundon pas hekurave në Ksamil

Një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë së Sarandë, pasi lëvizte me një armë zjarri në makinë. I riu u...

BE-ja i jep aprovimin Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës prej janarit të vitit...

Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të… Botërorit

Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin Palhinha. Portugezi ka dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih dhe bavarezët nuk kanë durim për...

Evropa nuk ka pse të zgjedhë mes armëve dhe mirëqenies. Ka një rrugë tjetër

Po, shpenzimet për mbrojtjen duhet të rriten – por shkatërrimi i shtetit social për t’i financuar do të ishte një gabim i madh Shahin Vallée...

Lajme të tjera

Web TV