Tregti droge te gjimnazistët e Beratit dhe Kuçovës, pranga nipit të deputetit të PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Një hetim që kishte si synim tregtinë e drogës në qytetin e Beratit dhe Kuçovës, ka çuar në pranga disa persona, mes të cilëve dhe nipin e deputetit të PS dhe njëherësh Gjeneral Brigade, Bardhyl Kollçakut.
Jurgen Kollaçku nga fshati Pëllumbas i Beratit, është vënë në pranga së bashku me Gjergji Brahan, Kleo Dokon dhe Sherif Isaj.
Sipas verifikimeve të kreyra, pas një pune disa mujore, policia kriminale e Beratit, ka konstatuar se nipi i deputetit të PS Bardhyl Kollçaku, Jurgen Kollçaku së bashku me 26-vjeçarin Gjergji Brahan, drejtonin dhe organizonin tregtinë e kanabisit në disa zona të Beratit dhe Kuçovës.
Tregtia e hashashit kryesisht bëhej tek gjimnazistët dhe të rinj të tjerë.
Gjatë ndërhyrjes policore janë gjendur dhe sekuestruar sasi lënde narkotike “cannabis sativa”, armë të ftohta dhe municion luftarak. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që vepronin në kuadrin e grupit kriminal, për të shitur doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qarkut, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat dhe ata të Komisariatit të Policisë Kuçovë, kanë iniciuar një procedim penal në Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëzhgimi”, u kapën dhe u vunë në pranga tre persona që jetonin në zonën e Kuçovës dhe një në zonën e Beratit.
Nga provat e siguruara nga ky operacion, Gjykata e Beratit, ka caktuar ndaj këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se vepronin në kuadrin e një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike “cannabis sativa”, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.
Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak.

Lexo edhe :  Aksident tek Ura e Tabakëve, makina përfundon në korsinë e biçikletave anës Lanës

Të fundit

Të rinjtë shqiptarë nën iluzionin e “goditjes së madhe”

Nga Shpëtim Luku Nga vit në vit, bëhet gjithnjë e më e dukshme një dukuri që po deformon mënyrën se...

Sa paguhet Papa Leoni XIV?

Papa Leoni XIV u zgjodh ditën e djeshme Papa i ri i Vatikanit. Ai do të jetë kështu Papa i parë amerikan në historinë...

Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën, të akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3...

Ja kujt nuk ia jap votën time

Artan Fuga Kujt i jap votën time? Në fakt, do të them kujt nuk ja jap. Jo se kam gjë me personat që refuzoj t'u jap...

Keisi dhe Stresi konfirmojnë ribashkimin: Dashuria jonë është pa kushte

Nga lart duket si një telenovelë latine e viteve 2000: dashuri e zjarrtë, ndarje të bujshme, akuza e ribashkime që nuk vijnë kurrë pa...

Lajme të tjera

Web TV