Pse Albin Kurti po detyron Perëndimin të ripushtojë Kosovën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Ajo që po ndodh mes Kosovës dhe Perëndimit është gjëja më e rënd që I ka ndodhur edhe Kosovës edhe Perëndimit.

27 vende të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po detyrohen të rikthehen në Kosovë më trupa ushtarake, për ti hequr nga duart pushtetin nga Veriu I Kosovës një qeverie e cila ka prishur paktin e ekzistencës së Kosovës nën garancitë e Perëndimit.

Kjo është shumë e rëndë dhe e dhimbshme për Perëndimin, pasi Albin Kurti i detyroi ata që publikisht dhe në sytë e gjithë botës të ndjehen të penduar për çfarë bërën për Kosovën dhe të rikthehen aty pas 24 vitesh për të shlyer gabimin e tyre.

Kjo është po ashtu shumë e rënd për Kosovën pasi në kohën kur kishte gjithë mundësitë dhe shanset të zhvillohej si shtet me fytyrë nga Perëndimi dhe me standardet e perëndimit, bie nën duart e një qeverie, e cila ka bashkuar gjithë perëndimin kundër Kosovës.

Pas 24 vitesh, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, I cili është personi që ka shkruar fjalimin e Presidentit Klinton në Mars 1999 që argumentonte “pse duhet bombarduar Serbia”, sot cilësohet si naiv nga Albin Kurti, dhe si njeri që e njeh gabim historinë e Kosovës. I thuhet kjo njeriut që e ka bërë historinë e Kosovës me duart e tij.

Pas 24 vitesh, SHBA ka dilemën nëse Kosova do të jetë si Palestina apo si Qipro, duke shuar shpresat e saj të 24 viteve më parë, që do bëhej një shtet I qytetarëve evropianë.

Pas 24 vitesh SHBA dhe BE po mendon seriozisht për vendosjen e një protektorati “de facto” e ndoshta dhe “de jure” në Veri të Kosovës, që të mos kthehet në vatër destabilizuese në rajon, duke shuar shpresat, se qeveria e shtetit të Kosovës do të vazhdonte të qeveriste vendin, bazuar në arsyet pse Kosova u bë shtet I pavarur nga SHBA dhe Perëndimi. Siç e tha ambasadori amerikan Hovenier “Më shumë prani e huaj në Kosovë do të thotë më pak mundësi për popullatën vendase dhe shqiptarët që të marrin vendimet e tyre”

Lexo edhe :  Greqia nuk e nxjerr dot Berishën nga gropa

Tani të gjithë pyesin pse Albin Kurti ja bën këtë gjëmë Kosovës?

Disa që i bien shkurt thonë se ai është një njeri që çon ujë në mullirin e Serbisë dhe po vepron si një agjent I konservuar I tyre brenda shqiptarëve. E vërteta është se po bën ashtu siç serbët duan të veproj një kryeministër I Kosovës, por jo si një agjent i tyre. Si një njeri më i keq se ata!

Disa të tjerë thonë e bën se është frikacak dhe meqë nuk merr dot vendime si burrë shteti, kërkon të viktimizohet duke u rrëzuar gjithmonë nga pushteti për të mbetur gjithnjë një alternativë e parealizuar. Personalisht, mendoj se është më keq se kaq.

Albin Kurti është një delirant i rrezikshëm, i cili nuk do që të bëhet pjesë e historisë së Kosovës që kemi krijuar, por do që Kosova të jetë pjesë e historisë së tij si politikan.

Ai do të rrafshoj gjithçka është bërë për Kosovën deri më sot dhe gjithë arsyet përse është bërë Kosova. Tani e tutje ai do që historia e Kosovës të nis me historinë e tij. Ai është një lloj Neroni i cili preferon që Kosova të digjet para syve të tij dhe kjo të ngjaj si sinjal shprese për rikthimin e Mesias.

Në fund ai shpreson që protektorati ndërkombëtar do vendoset në Veri, dhe historia nuk do shkruaj më për atë Kosovë që u bë shtet I lirë dhe i pavarur me gjakun e shqiptarëve dhe bombat e NATO, por për një Kosovë që e krijoi Albin Kurti, që nuk është më, as e pavarur, as e perëndimit dhe as e shqiptarëve. Një krijesë apatride e Albin Kurtit, që urren gjithë çfarë kanë bërë shqiptarët dhe bota Perëndimore deri më sot për Kosovën.

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV