Vrau çiftin shqiptar dhe mbyti dy fëmijët e tyre, burg të përjetshëm grekut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër herë me burgim të përjetshëm është dënuar 61 vjeçari Sakis Varvaresos i cili në mars të vitit të kaluar ka vrarë një çift shqiptar dhe ka mbytur dy fëmijët e tyre në Andravidha të Peloponezit.

Autori është paraqitur para trupit gjykues që unanimisht e ka dënuar atë pa asnjë masë lehtësuese për veprën e tij të rëndë kriminale ,vrasjen me paramendim të 32-vjeçarit Armando Kloci, bashkëshortes së tij Maria dhe dy fëmijëve të tyre të mitur, 1.5 dhe 2.5 vjeç.

Drejtuesja e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Patrës, Konstantoula Athanasopoulou, gjatë fjalës së saj theksoi se “i pandehuri ka vepruar me egërsi të veçantë dhe ka dashur t’i eliminojë si familje” dhe me ton të veçantë është shprehur se “është kriminel!”.

Duke iu referuar skenës së krimit dhe mënyrës së veprimit të tij, ajo vuri në dukje se “ai vrau, qëlloi, mbyti, tërhoqi zvarrë, lau dhe do të kishte vazhduar të pastronte vendin e krimit por ishte i pafat, sepse djali i tjetër i familjes trokiti në derë. Më pas ndërroi rrobat, u largua për në Patra, fshehu armën dhe nuk bashkëpunoi me policinë për gjetjen e saj”.

Gjithashtu, hodhi poshtë të gjitha pretendimet për çrregullim mendor dhe humbje të kujtesës, duke theksuar se i akuzuari nuk ka histori psikiatrike dhe se ka një koherencë të vërtetë në të gjitha veprimet e tij.

Vrasja e katërfishtë tronditi opinionin publik në Greqi. Trupat pa jetë të Armando dhe Maria Klocit janë gjetur në depon e shtëpisë. Djali 2.5 vjeç mbi batanije në dysheme, kurse djali më i vogël u gjet i vdekur nga vëllai i madh i tij 12 vjeç që erdhi më pas në shtëpi me një shokun e tij. Ishte fëmija i parë, nga martesa e mëparshme e 28 vjeçares, i cili mbeti i gjallë nga kjo tragjedi e pabesueshme dhe jeton tashmë me të atin e tij.

Lexo edhe :  Dash Sula 'thumbon' Berishën: Bufi s’di të ikë, por as të ecë përpara!

Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike. Krimi dukej i paramenduar, autori donte të zhdukte gjurmët e familjes së vrarë dhe kishte nisur t’i ngarkonte kufomat në karrocerinë e makinës për t’i transportuar. Por kur pa që e zbuloi djali tjetër, atëherë është larguar,për tu arrestuar disa orë më vonë nga policia. Në fillim nuk ka pranuar krimin, por më pas e ka pohuar me justifikimin se vrasjen e kishte bërë për arsye se familja shqiptare nuk i kishte paguar qiranë e dy muajve të fundit.

Të fundit

“Motra ime e dashur Meloni…” Rama flet në konferencën për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim me tone miqësore dhe ironike gjatë Konferencës për Rindërtimin e...

E rëndë në Shëngjin/ Punëtori bie nga skela, dërgohet me urgjencë te Spitali i Traumës

Një aksident në punë ka ndodhur sot pranë një kantieri ndërtimi në zonës e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin. Sipas burimeve policore, një punëtor ka...

Jamarbër Malltezi flet pas lirimit: Brenda një dite më sekuestruan…

Pas afro dy vitesh në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur publikisht për herë të parë...

Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq

Gjatë intervistës, analisti Mentor Kikia komentoi edhe lirimin e Ervin Salianjit nga burgu dhe faktin që ai nuk u prit nga asnjë drejtues në...

Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un

Buxheti i viteve 2026-2028 do të fokusohet tek mbrojtja dhe pensionet. Programi afatmesëm i botuar në Fletoren Zyrtare projekton rritje progresive të fondeve që...

Lajme të tjera

Web TV