Zbardhen detaje të reja, si ra në “rrjetën” e SPAK-ut Klodian Kapidani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi mbrëmjen e djeshme në Kavajë me urdhër të SPAK pwr blerje votash.

I arrestuari është Klodian Kapidani, 39-vjeç me banim në Kavajë dhe sipas SPAK, në datën 14 maj, kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.

Për 39-vjeçarin nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte politike, por ai ka dalë nga përgjimet telefonike të disa personave të tjerë që janë nën hetim po nga SPAK, por për vepra të tjera penale që nuk lidhen me shit-blerje votash.

Bisedat telefonike dhe SMS-të në aplikacione komunikimi janë kryer pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 maj, ditë kur qytetarët po votonin.

SPAK nuk e thotë se për cilin kandidat ka punuar, Fisnik Qosen që fitoi, apo Redjan Kralin që humbi. GJKKO ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj 39-vjeçarit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV