Roma zyrtarizon transferimin e parë për sezonin e ardhshëm: “Klub me histori të madhe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkato. Klubi verdhekuq ka siguruar me parametra zero shërbimet e Houssem Aouar, i cili u largua nga Franca pas një jete me Lyonin.

24-vjeçari me origjinë nga Algjeria, aktivizohet si qendërmesfushor, por mund të mbulojë edhe pozicionet e mesfushorit të avancuar dhe të majtë.

Aouar firmosi deri në verën e vitit 2028 me klubin italian, që ishte shumë afër fitimit të Europa League.

Edhe pse kishte oferta të tjera, Aouar, i cili e mbylli aventurën me Lyonin me 213 ndeshje, 35 gola dhe 24 asiste, insistoi të transferohej tek ekipi i Jose Mourinhos.

Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Romën, sepse është një klub i madh me një histori të madhe. Mendoj se ky është projekti i duhur për mua.

Vij tek një ekip i rëndësishëm, që ka lojtarë të fortë dhe mbështetet nga tifozë unikë. Tani jam edhe unë verdhekuq, jam gati për të nisur aventurën me Romën”, deklaroi lojtari gjatë prezantimit.

Të fundit

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Lajme të tjera

Web TV