32 vjetori i themelimit të PS-së/ Rama: Arritëm rezultatin më të lartë ndonjëherë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Socialiste arriti rezultatin e saj më të mirë, duke marrë rreth 800 mijë vota.

Deklaratën, Rama e dha teksa mbante fjalën në një aktivitet të organizuar për 32-vjetorin e Partisë Socialiste.

Rama u shpreh se qytetarët votuan për veten e tyre, teksa veçoi Tropojën dhe Shkodrën.

Sipas kreut të qeverisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta u braktisën masivisht dhe i cilësoi ata si hije të së shkuarës.

“Nuk është dot mjaft as i gjithë turi i mirënjohjes në të gjithë Shqipërinë, ku tani ka mbetur vetëm qershia mbi tortë, Tropoja, bashkia ku na mjaftuan vetëm 4 vjet për të bërë çka të tjerët nuk e bënë dot për dhjetra vite.

Tropojanët panë, gjykuan dhe votuan, për herë të parë për veten e tyre. Votuan për çerdhen, shkollën, qendrat shëndetësorew dhe për zhvillim. Votuan për një Tropojë të rilindur pas 1001 vështirësive e cila do të vazhdojë vetëm përpara.

Kështu njësoj votuan edhe shkodranët, dibranët, kuksianët, e të tjerë me radhë, të majtë e të dathtë që vendosën të ecin bashkë përpara, duke i lënë shumë mbrapa hijet kërcënuese të të shkuarës.

Kjo falë shumë të djathtëve të cilët e braktisën koalicionin e atyre hijeve, duke mos shkuar fare të votojnë.

Më 14 maj, ne thuajse, për një grusht votash, e prekëm kuotën e 800 mijë votave, rezultati ynë më i lartë ndonjëherë, si asnjëherë më parë në historinë e saj 32-vjeçare, PS është forcë e parë në 93% të Këshillave Bashkiakë, ose në 57 bashki nga 61 që janë gjithsej”, theksoi ai.

Të fundit

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim...

Nga Frankensteini te Putini, përbindëshat po enden në festivalin e filmit në Venecia

Drejtorit artistik thotë se përbindëshat janë “fil rouge” i këtij viti, ndërsa Guillermo del Toro prezanton vizionin e tij mbi klasikën e Shelleit Nadia Khomami Kur...

Zjarret, ironizon Rama: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë...

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u plagos duke luftuar me flakët...

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi...

Lajme të tjera

Web TV