Incenereatori i Fierit/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Kokën e Bllakon

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Fierit dhe 7 vjet burg për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Të dyve iu është pranuar gjykimi i shkurtuar dhe nëse do shpallen fajtorë, ata do të dënohen përkatësisht me 6.8 dhe 4.8 vjet burg. SPAK akuzon Kokën e Bllakon për korrupsioni, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Përveç dy ish-zyrtarëve të lartë, SPAK ka marrë të pandehur edhe ish-zyrttarin e FSHF, Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të ndërtimit të inceneratorit të Fierit. Nga hetimet ka rezultuar se, Dervishaj ka miratuar dhe ka dorëzuar në institucionet shtetërore raportet për punime të pa kryera nga Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit të Fierit vlera e të cilave përllogaritet në rreth 4 milionë euro.

Të pandehur janë marrë edhe anëtarë të komisionit të vlertësimit të ofertave për shpërdorim detyre dhe disa administratorë të kompnaive që kanë kryer punime për ndërtimin e inceneratorit që akuzohen se kanë krijuar skema fiktive duke dorëzuar fatura fiktive për punime të pa kryera.

Lefter Koka 10 vjet
Alqi Bllako 7 vjet
Klodian zoto 12 vjet
Pellumb Abeshi 4 vjet
Florian Muçaj 3 vjet
Azem Shatëri 3 vjey
Erjon Murataj 4 vjet
Sabina Cenameri 4 vjet
Arben Dervishaj 4 vjet
Loran Dusha 8 vjet
Arjola Kodra 3 vjet
Arbër Denizi 7 vjet
Juri Imeraj 7 vjet
Regan Merdani 4 vjet
Gentian zifla 4 vjet