Mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Gjakovë, zbardhet agjenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E mërkura e 14 qershorit do të bëjë bashkë qeveritë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa ky do të jetë takimi i parë i kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas agjendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend.

Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.

Për në ora 12:40 është paraparë fotoja e përbashkët. Në ora 12:45 në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu” do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.

Ndërsa konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama do të mbahet në ora 13:15, po në këtë teatër.

Në kuadër të agjendës përfshihen edhe homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës, në ora 13:45.

Në ora 14:00 dreka zyrtare, tek restaurant “Hani i Haraçisë”, ndërsa në ora 16:00, takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare.

Të fundit

“Krimi zgjedhor në fokus të SPAK”/ Dumani para gazetarëve: Po hetojmë zyrtarë

Krimi zgjedhor ka qenë prioriteti kryesor i Prokurorisë së Posaçme gjatë gjithë procesit zgjedhor. Kështu u shpreh kreu i...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Edhe Elbasani po rimerr frymë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot më të fundit nga lirimi i hapësirave publike, kësaj radhe nga qyteti i Elbasanit. Përmes një postimi në facebook,...

Lirimi i hapësirave publike/ Protestojnë bizneset: Nuk jemi zaptues, por taksapagues

Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korçës kanë reaguar në një mënyrë simbolike, por mjaft të qartë ndaj vendimit të autoriteteve nga...

Daljet e reja në pension, ISSH: Si të përfitoni dhe dokumentacioni që ju nevojitet

Tashmë, mungesa e librezës së punës nuk është më një pengesë për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka bërë të...

A e dini se Shkodra mund të bëhej kryeqytet i Shqipërisë?/ Çka ndikoi që të mos bëhej?

Më 23 maj të vitit 1924, në Kongresin e Durrësit, Mustafaj Kruja propozoi që qyteti i Shkodrës të bëhej kryeqyteti i vendit. 26 deputetë të...

Lajme të tjera

Web TV