Ekspertët ngrenë alarmin: Problemet me gjumin ju plakin para kohe, mësoni arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonjëherë duket edhe sikur pasi flini gjumë nuk çlodheni sa duhet. Nëse mendoni se gjumi po ju bën të ndiheni më të lodhur e të plakur, kjo ka një shpjegim shkencor.

Ekspertët kanë gjetur një lidhje mes problemeve me gjumin dhe plakjes së organizmit.

Sipas tyre, gjumi i keq shton ndjenjat negative, të cilat kanë një rol të madh te plakja.

Në një studim nga doktoreshë Serena Sabatini të publikuar në revistën Taylor&Francis Online, tregohet qartazi kjo lidhje.

Në të morën pjesë 4482 persona të moshës 50 vjeç e lart u vu re se personat që ankoheshin për cilësinë e gjumit, kishin aktivitet trupor më të dobët.

Kjo lidhej me mungesë energjie, motivimi dhe aktiviteti në përgjithësi duke i bërë këta të fundit të ndiheshin më të plakur.

Gjithashtu, kjo gjendje mund të prekë shëndetin fizik, mendor dhe punën e mirë të organeve tuaja.

Gjumi na ndihmon të rikuperojmë energjitë apo të shërojmë trupin nga inflamacionet dhe kur gjumi nuk është i mirë organizmi është i pari që e pëson.

Kur flini trupi lëshon hormone të caktuara shumë të rëndësishme për shëndetin, të cilat mungojnë kur ky proces nuk ndodh si duhet.

Gjumi i keq lidhet shumë edhe me implusivitetin dhe ndjenjat negative apo stresin në përgjithësi për shkak se trupi nuk arrin të pushojë.

Të gjitha këto së bashku ju bëjnë të ndiheni më të plakur në një moshë më të re.

Sipas mjekëve, kur njerëzit nuk flenë mjaftueshëm gjumë, ata janë më pak të aftë për të përpunuar informacion e për të funksionuar gjatë përditshmërisë.

Ekspertët japin disa këshilla të përgjithshme se si mund të rregulloni oraret tuaja të gjumit. Megjithatë, nëse problemet me pagjumësinë janë të shpeshta dhe të dëmshme për ju konsulta me një mjek specialist është menjëherë e nevojshme.

Lexo edhe :  A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

Për të fjetur mirë, duhet t’i krijoni trupit tuaj një regjim të përditshëm fjetjeje. Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të mbyllni sytë në kohën kur jeni mësuar të flini çdo natë.

Para gjumit nuk duhet të keni afër vetes asnjë paisje elektronike për të paktën 1 orë. Kjo është e rëndësishme për t’i dhënë trupit kohë të çlirojë hormone e gjumit siç është melatonina.

Që të flini më qetë është e rëndësishme të mos e çoni temperaturën në dhomë më shumë se 18 gradë C. Në këtë mënyrë do të flini në mënyrë më të qetë.

Të fundit

Marrëveshjet për migrantët/ Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një...

Netanyahu sulmoi Iranin për të shmangur një ‘kërcënim ekzistencial’

Jonathan Freedland Ky është një konflikt 30-vjeçar. Benjamin Netanyahu fliste për kërcënimin e një bombe bërthamore iraniane që në vitet 1990 dhe që atëherë nuk...

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po dërgon më shumë avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj...

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Presidenti Bajram Begaj do të presë të hënën më 16 qershor në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës...

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës!

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Simon Zereci, me gradën Drejtues i Lartë dhe funksion Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV