Kosova dhe Shqipëria nesër mbledhjet të përbashkët/ Zbulohet slogani

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbajnë nesër mbledhjen e përbashkët në Gjakovë, ku do të nënshkruajnë 14 marrëveshje.

Bashkëpunimi i dy qeverive do të shtrihet në disa fusha, si drejtësia, arsimi, shëndetësia, ekonomia, etj.

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga kjo mbledhje e përbashkët e qeverive, është publikuar slogani i saj me konceptin “Të përbashkuar”.

Kjo mbledhje pritet me interes edhe për shkak të konferencës së përbashkët që do mbajnë dy kryeministrat, e cila vjen pas qëndrimeve të ndryshme për tensionet në veri të Kosovës.