Kurti e pret në Gjakovë/ Rama konfirmon anulimin e mbledhjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Gjakovë.

Në një deklaratë për shtyp, Rama tha se takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar, por në një format më të ngushtë.

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike. Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. 

Pasi kam folur pasdite me Joseph Borell i kam takuar Albinit të takohemi nesër në Gjakovë për të diskutuar në lidhje me këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën.

Për fat të keq më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht, pastaj të bëhet kjo, por kjo nuk është e mundur, sepse nuk është në një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh me realitetin e Kosovës sot.”

Ndërkohë, për lajmin e anulimit të mbledhjes, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu deklaroi se nuk kanë dijeni për një vendim të tillë.

Ky vendim i Ramës vjen pas përplasjeve me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me tensionet Kosovë-Serbi.

Të fundit

“Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon”, Vuçiç ngre tonet: Serbia do të fitojë!

“Ne do t’i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi...

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë dhe kanë avancuar me shpejtësi...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Lajme të tjera

Web TV