18 urdhër arreste për trafik nga SPAK, mes tyre punonjës policie

SPAK ka zhvilluar këtë të martë një operacion për pastrim të produkte të veprës penale, ku mësohet se janë lëshuar disa urdhër arreste, mes tyre edhe punonjës apo ish punonjës policie.

Burime thanë se janë të paktën 18 urdhër arreste të ekzekutuara nga SPAK, ku mes tyre ndodhet edhe ish shoferi i Ardi Veliut, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, aktualisht kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Sokol Idrizi.

Krahas Idrizit, me urdhër të Prokurorisë së Posacme në pranga janë vënë edhe bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. Të hetuarit dyshohet se sillnin në Shqipëri mallra kontrabandë, si flori dhe sende të tjera me vlerë, kryesisht nga Franca.

Mes të hetuarëve mësohet se janë edhe dy punonjës policie në portin e Durrësit.