“Cicmice vllazërore”?/ Thellohet konflikti Kurti-Rama, anulohet mbledhja e dy qeverive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja e parashikuar mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës që pritej të mbahej sot në Gjakovë është anuluar me vendim të kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë shtypi kreu i qeverisë shqiptare dha arsyet e anulimit dhe lëshoi kritika të forta ndaj Kurtit ku paralajmëroi edhe sanksione ndërkombëtare për Kosovën.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti njihen për mosdakordësinë e theksuar ndërmjet tyre dhe prej vitesh ka një ftohje të dukshme, por situate e ndezuar në veri të Koësovës e ka çuar përplasjen në një tjetër nivel, shumë të paparashikuar. Kur pritej që “bota përëndimore” të vendoste “sanksione të ndryshme” të buta ndaj Kurtit, ka qenë kryeministri Rama ai që I ka vendosur bllokadën e parë. Në një konferencë të pazakontë shtypi, Rama lajmëroi pasditen e djeshme se kishte vendosur anulimin e mbledhjes së dy qeverive, pasi sipas tij në situatën e tanishme nuk mund të mbahej ky takim në këto nivele. “E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borrel, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes për të diskutuar pikërisht lidhur me këtë situate, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin, faktikisht, në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë. Për fat të keq dhe me shumë keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”, tha Rama. Ky reagim erdhi pasi Kurti në mesditë në një koferencë shtypi ironizoi dhe përbuzi draft-projektin e paraqitur nga Rama për zgjidhjen e konfliktit në veriun e Kosovës, madje tha se Rama “këtë draft duhet t’ia dërgonte Vuçiçit”. Edhe pse kryeministri shqiptar mohoi që anulimi i mbledhjes së përbashkët të lidhej me këto deklarata, marrëdhëniet zyrtare mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në ditët me të errëta.

Sanksionet “Euroaltantike” që erdhën nga Shqipëria?

I pyetur lidhur deklaratat, se ndaj Kosovës mund të ketë sanksione nga ana e bashkësisë euroatlantike, Rama tha se kjo bashkësi po detyrohet t’i marrë ndaj një shteti që ka krijuar vetë, por nuk do të donte që kjo të ishte e vërtetë. “S’më takon mua të bëj koment mbi këto. Nuk dua t’i mendoj, jam i tmerruar nga ideja që mund të ndodhin. Pasi nuk janë masa që kjo bashkësi merr ndaj vendeve jo dashamirëse ndaj saj. Kjo bashkësi po detyrohet t’i marrë ndaj një shteti që ka krijuar vetë. Edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme, uroj të mos vihen, por mesa duket edhe përpjekjet e fundit po shkojnë drejt të njëjtit fat. Pra efekti destabilizues nuk do të jetë aq i përkohshëm dhe mbështetja nuk do të jetë më siç ka qenë deri tani”-tha Rama. Sipas tij, ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, pra në kuptimin janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe ata janë kryeministër i Kosovës dhe presidenti i Serbisë sepse për mënyrën se si e kanë ndërtuar politikën e tyre të brendshme i duhet kjo situatë. “Pse i çon presidenti ushtarët në kufi, mendon ju se mund të fute një ushtar serb një m në kufirin e Kosovës, as që nuk e imagjinon. Por përse i çon? Për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve. Për çfarë këndojnë shtarët serb në kufi me Kosovës, Kosova është e jona. Këndojnë për ata që i dëgjojnë në Serbi. Për çfarë i duhet Kosovës një konfrontim me Serbinë. Serbia e ka humbur luftën njëherë e mirë. Aty është Amerika, është kjo që sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës. Për çfarë duhet kjo histori konfrontimi? Duhet për politik të brendshme. Armik imagjinar në sy të zgjedhësve. Ndaj unë jo vetëm që nuk prekem më vjen mirë dhe është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme me Albin Kurtin sepse themi atë që mendojmë. Qëllimin e kemi një, njohja e plotë përfundimtare e Kosovës edhe nga Serbia dhe kërkimi i faljes që Serbia duhet t’i bëjë Kosovës për krimet që kanë bërë. Ndryshimi mes është se Albini i do këto në fillim dhe unë them që këto vijnë në fund”-tha Rama.

Lexo edhe :  Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në Shqipëri

Rama: Kosova po digjet ngadalë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar disa herë se çfarë mund të ndodhë nëse Kosova dhe Albin Kurti nuk bëjnë një hap pas dhe t’i përgjigjen apelit të ndërkombëtarëve për tensionet në Veri. Rama tha se Kosova po digjet ngadalë në reputacionin e saj ndërkombëtar me ata që e krijuan si shtet. “Sa i përket propozimit të tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe tha se nuk është kot, por “Top” dhe se e kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botëror. Lidhur me dështimin e një takimi me Kurtin ditën e nesërme, Rama theksoi se jeta vazhdon keq për Kosovën fatkeqësisht, aspak mirë dhe për kryeministrin e Kosovës, kur ne do vazhdojmë pasi vëllazërinë nuk e kemi politike. Shqipëria është pjesë e pandashme e Bashkësisë EuroAtlantike dhe nuk mundet as të bëjmë një teatër me marrëveshje për bujqësinë, për blegtorinë dhe për të tjera që janë shumë të rëndësishme dhe janë gati dhe mund të bëhen dhe pas 2-3 javësh, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar me ata që e krijuan si shtet. Unë i marr me mend të gjitha nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkësinë euroatlantike sot që krijoi Kosovën, të atyre që nuk e deshën kurrë krijimin e Kosovës së pavarur. I marr me mend. Kanë të drejtë të nënqeshin dhe përqeshin. Sikur thonë ‘hë e donit shtet’ dhe këtë gjë ne nuk duhet ta lejojmë, duhet të bëjmë çmos ta pengojmë, duhet të bëjmë çmos që të mos ndodhë”-theksoi Rama.

Të fundit

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të...

Bëri simbolin e shqiponjës, sportisti nga Kosova skualifikohet nga gara e zhytjes

Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin e Zi. Shkëlzen Goqi u...

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-polic

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Si...

Pse Arjan Konomi i përmendi emrin e fëmijëve dajës së Endri Shabanit? Mos vallë…

Një tjetër episod ka përfshirë telenovelën politike shqiptare, teksa aktivisti i Shqipëria Bëhet, Arjan Konomi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, duke...

Lajme të tjera

Web TV