Sot funerali i Berlusconit, mijëra njerëz në Duomo për homazhet, trupi i tij do të digjet

Sot Italia i jep lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe sipermarrësit të njohur Silvio Bersluconi.

Funeral shteteror për nder të Bersluconit do të mbahet në orën 15:00 në Duomo të Milanos

Dhjetëra kryetare shtetesh dhe personalitete boterore kanë mbërritur në Milano për ti dhënë lamtumirën e fundit  protagonistit të jetes publike italiane, manjatit të medias në këtë vend, njeriut që ndryshoi botën e futbollit duke “pushtuar” europën përmes Milanit të madh.

Brenda katedrales së famshme në duomo do të jetë 2 mijë veta ndërsa jashtë saj mbi 10 mijë.

Në homazhe do të jetë I pranishëm edhe kreu I qeverise shqiptare Edi Rama.

Vetë Berlusconi në testamentin e tij ka zgjedhur që trupi I tij pas vdekjes së digjej dhe kështu do të ndodhë. Hiri I tij do te qëndrojë në mauzoleumin e ndërtuar nga vetë Berlusconi në vilën e tij në Villa San Martino në Arcore.

Ndërkohë Italia është në një ditë zie kombëtare sikurse me një pushim njëjavor të punës së Kuvendit.