Ylli i Real Madridit mirëpret Bellinghamin: “Mirë se vjen në klubin më të mirë në botë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jude Bellingham është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i Real Madrid. Një goditje e madhe e “Los Blancos”, të cilët siguruan një ndër mesfushorët më të talentuar në botë.

103 milionë + bonuse, që mund të mbërrijnë deri në 134 milionë euro. Ky është operacioni i finalizuar me sukses me Realit dhe Borussia Dortmund. Me verdhezinjtë gjermanë që e kishin siguruar 19-vjeçarin anglez për vetëm 30 milionë euro tri vite më parë.

Një blerje që ka krijuar entuziazëm të madh në kryeqytetin spanjoll. Më i lumtur se të gjithë është Vinicius Junior, ylli brazilian i skuadrës së Carlo Ancelottit.

“Mirë se vjen në klubin më të mirë në botë”, shkruan Vinicius në rrjetet sociale. Me blerjen e Bellingham, Ancelotti ka në duar një mesfushë me potencial të jashtëzakonshëm.

Ku nuk mungojnë “profesorët” si Modric dhe Kroos, emra si Valverde por edhe të rinj të talentuar si Camavinga, Bellingham apo Tchouameni.

Pavarësisht moshës së re, Belligham numëron 24 ndeshje me kombëtaren angleze. Duke u kthyer prej kohësh në një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Southgate.

Të fundit

Kursi i këmbimit valutor, 23 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.5 lekë dhe do të shitet...

Sot dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur deri më tani 437 kuti

Mëngjesin e kësaj të hëne do të rinisë sërish procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Kjo është...

Projekti i BE-së në Berat/ Rehabilitim i bregut të lumit Osum dhe Urës së Bilçës

Një projekt-investimi i madh i BE-së është përqendruar në Berat. Në qytetin e gurtë po ndërtohen ura të mirëfillta drejt së ardhmes turistike. Zyra e...

Sot sërish seancë plenare, tentativa e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 23 qershor në orën 11:00, për të tentuar për herë të 36-të konstituimin...

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Djali im vdes për Shqipërinë, mezi pres të vij dhe unë!

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në Nju Jork, të cilëve u ka lejuar të kryejnë...

Lajme të tjera

Web TV