15 qershor 1954/ U lind Xhim Belushi, aktori i njohur amerikan me origjinë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 15 qershor të vitit 1954 në Wheaton, pranë Çikagos, Illinoi të Shteteve të Bashkuara, lindi James ‘Xhim’ Belushi, aktor, komedian, muzikant; filloi të tërheqë vemendjen e publikut dhe botës së artit në vitin 1982, kur u bë pjesë e programit televiziv Saturday Night Live, ku vëllai i tij Xhon Belushi kishte qenë i famshëm; pastaj Xhim u përfshi në filma në role mbështetës e kryesorë, si dhe në serialin televiziv ‘According to Jim’ (2001 – 2009).
Xhim Belushi vazhdon të jetë aktiv në skenë, në TV dhe në filma. Ai gjithashtu shkruan, si dhe këndon me grupin bluz, ‘the Sacred Hearts’. Babai i Xhimit, Adem ose Adam, ishte emigrant shqiptar; nëna e tij, Agnes, ishte bijë emigrantësh shqiptarë nga Ohajo.
Roli i tij i parë i gjatë ishte në filmin: Michael Mann’s Thief (1981). Kulmin e famës së tij, drejt rolit kryesor e arriti me rolet ndihmëse në: About Last Night dhe Salvador (të dy më 1986). Luajti role në filmat:Real Men (1987), The Principal (1987), Red Heat (1988), K-9 (1989), Taking Care of Business (1990), Mr. Destiny (1990), Royce (1994), Retroactive (1997).
Po ashtu Xhimi, punoi në filmat vizatimor. Një ndër sinkronizimet, është edhe ai në filmin vizatimor Geppetto, një version i filmit artistik Pinokio.
Është martuar tri herë, dhe ka tre fëmijë. Tani gjendet në mardhënje bashkëshortore me Jennifer Sloan, i kurorëzuar më 2 maj 1998.
Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se “kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë”.
Në vitin 2001 Xhimi luan në serialin According to Jim rolin kryesore me Courtney Thorne-Smith.
Xhim ishte i treti i katër fëmijëve të familjes Belushi. Vëllai më i madh, Xhon, i cili gjithashtu u rrit të bëhej aktor i njohur komik, vdiq tragjikisht nga një mbidozë droge në vitin 1982, në moshën 33 vjeçare, në kulmin e suksesit.

Të fundit

Pse duhet ta paguajmë rinumërimin nga buxheti i shtetit?

Nga Mero Baze Rezultatet e deritanishme të rinumërimit në Tiranë provojnë se nga gabimet njerëzore, Partia Demokratike ka marrë më...

Berisha-deputetëve socialistë: Dorëzoni mandatet, nuk ka vend për ju në Parlament

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot Akademinë Politike të PS-së e cila zhvillohet me qëllim trajnimin e deputetëve socialistë që marrin mandatin...

Plani sekret amerikan, Trump do godiste Iranin dy ditë pas sulmeve izraelite

Shtetet e Bashkuara kanë qenë gati për të sulmuar Iranin më herët, vetëm dy ditë pas sulmeve izraelite. Presidenti Trump u tha ndihmësve të...

Hakerohet faqja e Bashkisë Tiranë, “Homeland Justice” merr autorësinë e sulmit!

Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të njëjtët që bënë sulmin...

Valë radio misterioze nën akullin e Antarktidës

Një eksperiment që fluturon mbi Antarktidë ka kapur impulse të çuditshme radioje që vijnë nga akulli, një sinjal që mund të hapë rrugën për...

Lajme të tjera

Web TV