Nikolla nuk i dha fjalën, Asllan Dogjani godet me grusht foltoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një situatë e tensionuar është krijuar në Kuvend, ku deputeti i PD Asllan Dogjani ka kërkuar që të flasë për situatën në Kosovë.

Dogjani ka ngritur zërin dhe më pas ka goditur dhe me grusht foltoren, pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk po i jepte fjalën për procedurë.

Dogjani kërkoi që Kuvendi të mbajë një qëndrim për Kosovën pasi situata ka agravuar. Ai madje kërkoi që Kuvendi të dalë me një qëndrim për këtë çështje.

Pjesë nga debati:

Asllan Dogjani: Kam kërkuar që Kuvendi të dalë me një qëndrim për Kosovën, sot situata ka agravuar më tej

Lindita Nikolla: Shkoni në vend do jua jap fjalën në vend.

I ndërpritet fjala

Asllan Dogjani: Ma jep fjalën, për procedurë.

Lindita Nikolla: Mirë keni një minutë kohë për të përfunduar.

Dogjani: Atëherë edhe njëherë unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim. Situata ka agravuar. Janë marrë tre policë peng. Kryeministri i Shqipërisë sillet si kryetar i OKB dhe nuk vjen këtu të japë informacion. Të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të dalim patjetër me një qëndrim.

Të fundit

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV