Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, zyrtarja e BE-së kërkon dorëheqjen e Borrell

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për qëndrimin ndaj Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se nuk mund të sanksionohet një vend, të cilit i rrëmbehen tre policë në territorin e saj.

Ajo ndër të tjera kërkon dhe dorëheqjen e tij, teksa shkruan se BE duhet të qëndrojë me Kosovën dhe të mbrojë të drejtat e saj.

“Zoti Josep Borrell, pra ju doni të sanksiononi një vend, oficerët e policisë së të cilit rrëmbehen nga një civil i armatosur dhe më pas rrëmbehen nga njësitë e një shteti të huaj, por të qetësoni vendin që kryen krime të tilla jashtë territorit të tij?

Dorëheqni para se të bëni më shumë dëm. Ju jeni një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm që mbrojnë demokracinë tonë, jo forcojnë autokratët. Mirupafshim, Josep Evropa duhet të qëndrojë me #Kosovën dhe të mbrojë demokracinë tonë” shkruan ajo.

Kujtojmë që ditën e djeshme tre efektivë të Kosovës janë rrëmbyer nga Serbia. Nga ana tjetër Serbia pretendon se policët ishin në kufirin e tyre të armatosur dhe ky ka qenë shkaku i arrestimit.

Pas kësaj ngjarje Kosova mori vendimin që të ndalonte hyrjen në vend të mallrave Serbë si dhe ndalimin e hyrjes së kamioneve në vend për arsye sigurie siç tha dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Por më herët BE dje, BE vendosi të merrte masa për Kosovën, pasi nuk kishte ulur tensionet në veri të Kosovës, por i përshkallëzoi ato.

Të fundit

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Lajme të tjera

Web TV