Pandemia rriti vdekjet/ Cilat janë sëmundjet që po përparojnë më shumë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetë vite më parë më 2012, popullsia e vendit ishte 2,9 milionë banorë dhe kishte 20,870 vdekje. Vitin e kaluar, popullsia zyrtare e vendit ishte 2,793,592, por personat që humbën jetën arritën në 23,998, sipas të dhënave të INSTAT.

Gjatë 10 viteve të fundit, numri vjetor i vdekjeve u zgjerua me 15%, ndërsa popullsia zyrtare, u reduktua me 3.7%.

Ekspertët se sektorit shëndetësor analizojnë se, numri në rritje i vdekjeve po vjen për dy arsye kryesore. E para lidhet me efektet e pandemisë Covid -19 dhe e dyta, me plakjen e popullsisë.

Pandemia Covid-19, përveçse rriti në mënyrë të konsiderueshme vdekjet gjatë 2020 dhe 2021, u bë shkak edhe për shtimin e barrës së sëmundjeve në popullatë.

Shumë persona vuajnë nga sëmundje kronike pas pandemisë dhe shifrat tregojnë për një rritje të prevalencave të diagnozave në krahasim më përpara pandemisë.

Nga ana tjetër, ndryshimi i strukturës së popullsisë drejt plakjes së shpejtë, po rrit varësinë drejt moshave me të vjetra. Një popullsi më e vjetër ka më shumë gjasa të ketë predispozitë më të lartë për rritjen e vdekjeve.

Struktura e popullsisë së vendit po përkeqësohet me ritme të shpejta, nga rënia e shpejtë e lindjeve, rritja e vdekjeve, dhe emigracioni i lartë.

Vitin e kaluar numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5.164, duke shënuar rënie me 16,9 %. Vitin e kaluar 2022 lindën 24.688 foshnja, duke shënuar një rënie vjetore me 9,3%.

Teksa vdekshmëria është në trend rritje, disa sëmundje po përparojnë më shpejt dhe disa të tjera po shënojnë rënie.

Mirëpo në Shqipëri, statistikat mbi shkaqet e vdekjeve shoqërohen me gabime të mëdha pasi një pjesë e madhe e vdekjeve nuk janë të asistuara nga mjekët dhe shkaku i jepet nga raportimet e familjarëve.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi...

Kjo anomali është e lartë, përderisa “vdekjet nga shkaqe të panjohura” përfaqësojnë shkakun e dytë më të madh të vdekjeve.

Gjatë vitit të kaluar, u raportuan 4868 vdekje nga “shkaqe të panjohura” me rritje 100% në krahasim me vitin 2012.

Në krahasim me vitin 2012 kanë përparuar shpejt vdekjet nga “Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut” me 16% në raport me vitin 2012. Vitin e kaluar ky grup sëmundjesh ishte përgjegjës me 54 të vdekjeve nga rreth th 53% më 2012.

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV