Rama konferencë me Orban: Hungaria, një ndër avokatët e Ballkanit në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avokate e Ballkanit Perëndimor në BE, kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, Hungarinë, kryeministri i së cilës ndodhet sot për vizitë në vendin tonë.

Në konferencë me homologun Orban, Rama theksoi se Shqipëria e Hungëria hapin një fazë të re të bashkëpunimit mes dy vendeve

“Vizita e Orban sot në Tiranë është vizita e një miku të shqiptarëve në të gjitha kohët. Falë Orban dhe përkushtimit të qeverisë së tij, kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Hungarisë, kjo vizitë përveç se vizita e një miku, është një vizitë për të vijuar në atë rrugë bashkëpunimin që hapi një fazë të re kur u ftuam në Budapest nga Orban e që po shohim rezultate të prekshme.

Hunguria është një ndër avokatët e Ballkanit në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin. Hungaria dhe Orban e kanë mbrojtur vijimësisht pa kushte procesin e përshpejtimit të Ballkanit në BE. Ka qënë mbështetje me ekspertizë të vënë në dispozicion për qeverinë tonë në gjithë sektorët e kërkuar.

Ndajmë të njëjtën bindje me Orban lidhur me interesin e lartë gjeostrategjik të BE për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ndihem mirë kur dëgjoj nga kryeministri BE ka nevojë për Ballkanin siç ka Ballkani për BE. Ky zë është argument të dëgjohet nga të gjithë shtetet anëtare.

Mirënjohës, Orban është shtytësi kryesor i investimeve të drejtpërdrejta në Shqipëri. Turizmi është bërë urë lidhëse mes nesh, turistët shtohen çdo vit, në këtë fazë mendojmë se është koha për të menduar për investime nga Hungaria që ka sot një industri ekselence.

Hungaria ka edhe diçka të vetën në Shqipëri, i dha një princeshë që u bë Mbretëresha e Shqipërisë. Jam i bindur se Mbretëresha Geraldinë është mirënjohëse në emër të shqiptarëve që je këtu.’ u shpreh Rama.

Të fundit

Bëni fotografi të shoferëve të tjerë dhe fitoni para në Suedi

Kompania suedeze, Scout Park ka lançuar një aplikacion të ri që u mundëson përdoruesve të fitojnë para duke raportuar...

Anija më e madhe luftarake e Koresë së Veriut gati për luftë bërthamore

Koreja e Veriut ka kryer testin e parë të sistemit të armatimit të anijes së saj më të re dhe më të avancuar luftarake,...

Bullgaria do të bëhet vendi i parë europian me reaktor bërthamor AP1000

Bullgaria do të jetë vendi i parë në Europë që do të ketë një reaktor funksional të tipit AP1000, tha Ministri i Energjisë Zhecho...

Holanda kërkon nga qytetarët të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Qeveria holandeze ka nisur një fushatë kombëtare për t’i nxitur qytetarët e saj të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut për...

Kardinali tërhiqet nga Konklava/ Italiani ishte dënuar për abuzim financiar

Kardinali italian Angelo Beçiu është tërhequr nga pjesëmarrja në konklavën që do të zgjedhë Papën e ri pas vdekjes së Françeskut. Italiani tha se e...

Lajme të tjera

Web TV