Altin Veshti, një doktor dhe profesionist i njohur i Kardiologjisë shqiptare, ka ndarë disa fotografi nga misioni humanitar në Asmara, kryeqyteti i Eritreas në Afrikë. Doktori shqiptar ndodhet atje bashkë me kolegë nga Spitali i Padovas në Itali.
Në pak ditë, doktor Altin Veshti dhe kolegët italianë kanë kryer me sukses 16 ndërhyrje, të cilat të gjitha kanë shkuar mirë dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Një arritje e rëndësishme, së pari për vetë doktorin por edhe për Kardiokirurgjinë shqiptare, e cila përfaqësohet më së miri në arenën ndërkombëtare. Mjekësia shqiptare ka shumë për të dhënë edhe në nivelin më të lartë shkencor, shkruan ndër rreshta Altin Veshti.
Shënimi i plotë i tij:
Misión Humanitar ne Asmara, Eritrea. Duke nderuar emrin e Kardiokirugjise Shqipetare ne arenën ndërkombëtare. Bashkë me një Ekip Internacional profesionistësh dhe Spitali Universitar i Padova, Italia, Infermiere, Perfuzioniste, Kardiologe, Anesteziste, Pediatër Intensivistë dhe Kardiokirugë realizuam 16 ndërhyrje ne pak dite me nje eficencë të lartë pa asnjë humbje jete, kjo fale aftesise se Stafit dhe punes se palodhur.
Krenar qe Kardiokirurgjia Shqipetare ka aq shume per te dhene me nivelin me te larte shkencor dhe vlerësimin maksimal ne arenën ndërkombëtare. Tashmë ne Jemi dhe kryejmë ndërhyrje si ne cdo qendër tjetër terciare.