Italia miraton “Reformën Berlusconi”, shpërdorimi i detyrës s’është më krim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kabineti i kryeministres italiane Giorgia Meloni ka miratuar një reformë në drejtësi që synon forcimin e të drejtave të të pandehurve si dhe nuk e konsideron me shperdorimin e detyres si veper penale

Kabineti i kryeministres italiane Giorgia Meloni ka miratuar një reformë në drejtësi që synon forcimin e të drejtave të të pandehurve, masa të mbrojtura prej kohësh nga ish-Kryeministri i ndjerë Silvio Berlusconi.

Reforma frenon përdorimin e përgjimeve, ndërlikon procedurat për miratimin e urdhëarresteve si dhe shpërdorimi i detyrës nuk do të jetë më një krim. Kjo është e fundit mes një sërë reformash të miratuara për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë në Itali.

Projektligji tani do të shkojë në parlament për diskutim dhe miratim. Disa gjyqtarë dhe prokurorë ka deklaruar se kjo do ta bëjë më të vështirë hetimin e krimeve dhe dënimin e kriminelëve, ndërsa qeveria këmbëngul se kjo reformë do të frenojë abuzimet e prokurorëve.

Një draft i reformës citon të dhëna që tregojnë se në vitin 2021, 4745 persona janë hetuar për shpërdorim detyre, ndërsa ka vetëm 18 prej tyre janë dënuar. Gjyqtarët gjithashtu nuk do të jenë më në gjendje të urdhërojnë arrestimin e të dyshuarve pa i pyetur më parë ata.

Për më tepër, urdhërarrestet në të ardhmen duhet të nënshkruhen nga një panel prej tre gjyqtarësh pasi më parë kjo procedurë bëhej vetëm nga një gjyqtar. Reforma gjithashtu ashpërson rregullat për përgjimin, një çështje e debatuar shumë në Itali duke frenuar përdorimin e tyre në seanca që përfshijnë njerëz që nuk janë nën hetim të drejtpërdrejtë.

Giuseppe Santalucia, presidenti i Shoqatës së Magjistratëve të Italisë, bëri të ditur se fakti që shpërdorimi i detyrës nuk do të jetë më një krim do të krijonte një boshllëk të pajustifikueshëm. Nga ana tjetër nëse tre gjyqtarë vendosin për urdhrat e arrestit do të krijojë probleme organizative për shkak të mungesës së personelit.

Lexo edhe :  3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV