Zhvlerësimi i euros, BSH e FMN: Tregu ka funksionuar normalisht, s’ka spekulime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu i këmbimit valutor funksionon normalisht. Në analizën e bankës së Shqipërisë, forcimi i lekut është ndikuar nga zhvillimi i tregtisë dhe investimeve, dhe jo nga deformime apo spekulime në treg.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar është në Shqipëri për të parë ecurinë e ekonomisë tonë. Në takimin përmbyllës, drejtuesit e FMN kanë diskutuar edhe luhatjen e kursit të euros dhe valutave të tjera brenda vendit.

Guvernatori Gent Sejko, ka deklaruar se tregu i këmbimit valutor këtu është i lirë, dhe Banka Qendrore nuk fikson një nivel të caktuar, megjithatë i kushton një vëmendje të veçantë ecurisë së tij.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të përgjithshëm për zhvlerësimin e euros, guvernatori shtoi se tregu valutor ka funksionuar normalisht gjatë dy viteve të fundit, duke mos shfaqur çrregullime apo fenomene spekulative, çka sugjeron se forcimi i kursit të këmbimit të lekut është një fenomen i përcaktuar nga ekonomia reale dhe jo nga tregu financiar.

Shefja e Misionit të FMN-së, Anke Weber konstatoi se trendi forcues i kursit të këmbimit është në linjë me rritjen e eksporteve dhe përmirësimet strukturore në balancat e jashtme të ekonomisë shqiptare.

Në këtë kontekst, ajo nënvizoi dobinë dhe përfitimet që ka ekonomia shqiptare nga regjimi i lirë i kursit të këmbimit.

Të fundit

Shërbimet, rriten me 11.3% shitjet për pasuritë e paluajtshme, ia kalojnë edhe turizmit

Rritje të fortë kanë shënuar dhe pagat, ku kryeson sektori i hotelerisë dhe pasurive të paluajtshme, me 26.2%, i...

A ekziston një “buton bërthamor” për të shkaktuar luftë bërthamore?

Cila është procedura për nisjen e një sulmi bërthamor? Nuk ka buton të kuq (dhe nuk ka buton as në çantë). Disa mund ta kujtojnë:...

Al Pacino bëhet ylli i parë i filmit që takon Papa Leonin XIV

Aktori, i cili ndodhet në Itali për të xhiruar një film rreth vëllezërve Maserati, pati një audiencë zyrtare me Papën, së bashku me producentin...

“Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar”

Shqipëria është pozicionuar krah Izraelit në luftën ndaj Iranit, për arsye historike të ditura, por edhe për shkak se vendi ynë strehon muxhahedinët, kundërshtarët...

Në dorë të një viroze!

Nga Mero Baze Sali Berisha sot ishte i sëmurë. Për moshën që ka dhe me virozat që janë sheshit, është normale të ndodhte. Por çfarë i...

Lajme të tjera

Web TV