Bep Shiroka, sensi komik i një aktori dramatik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Padyshim që mbetet një ndër personalitetet artistike më të dashura për publikun. Ishte një aktor dramatik, por që i dha aq shumë personazheve  me sens komik. Dhe kjo padyshim e bënte një artist universal. Sepse përveç kësaj, ai ishte edhe një piktor.

Në skenën e teatrit ka interpretuar thuajse 160 role, ndërsa në kinema i numërohen 12 të tilla. Një galeri e pafund karakteresh e personazhesh.

Ishte në gjendje të përtypte gjithfarë rolesh që i ofronte skena… si dhe vetë regjisori. Mjaft të futej në lëkurën e atij që do të interpretonte. Dhe sa komik ishte në rolin e Bushit tek komedia “Luani i shtëpisë” së Fadil Krajës, po aq dramatik ishte tek në rolin e inspektorit Gull tek drama “Vizita e inspektorit”shkruar nga Xhon Pristlit.

Në kinema do të fillonte me rolin e Ram Sokolit tek filmi “Lugina e pushkatarëve”, një shënjestruesi me nam për syrin e tij, por që ishte dhe babai i pionierit Met, i cili ndihmonte Forcat e Ndjekjes në kapjen e diversantëve.

-Mos u ban merak Met! Nuk kam gjë, jo. Shikoni shokë se ngado që të shkojnë ata, nga shtegu i shkëmbinjve do mundohen me ik.

Po një tjetër natyrë do të kishte tek roli i bajraktarit te filmi “Besa e kuqe”.

-Qeveritë shkojnë e vijnë zotni Pjetër e kanuni nuk lun. Kam frikë se gjakun e miqve të prem kan me na e lyp ne. Të vijë Ndoci një herë, ma merr mendja se nuk ka me i marr në besë si komunista që janë?!

E megjithatë do të shkëlqente si babai fanatik tek filmi “Çifti i Lumtur”, një film i cili dallohet për batutat e rralla e të njëpasnjëshme:

-A ja u merr mendja ju se deri unë mund të kem tek-tuk, aty-këtu ndonjë mbeturinë? Unë kam pastruar mjaft dhe vazhdoj të pastrohem derisa ta bëj ndërgjegjen tepsi.

Shumë më tepër do të ishte si xhandari, Veseli, tek filmi “Koncert në Vitin ‘36”, i cili me siguri është dhe një nga rolet më emblematik si karakter në të gjithë kinemanë shqiptare.

-Ndalni mor ku shkoni? Prap për tokën ju? Përdit me ju ky avaz mor lal. Po ç’qef keni të fusni hundët në punët e qeverisë? Shikoni or punën tuj se vallahi do të gjeni belanë. Ju e dini që qeveria ka halle e telashe të tjera. Apo s’e dini? Shkoni nëpër shtëpia se ka më keq se ju. Hajd, shkoni dëgjoni ato ahengxhijet që kanë ardhur për të englendisur qytetin e Lushnjës!

Dhe po i njëjti regjisor, Sajmir Kumbaro, i cili i besoi rolin e një xhandari, do ta merrte sërish në kastin e aktorëve të filmit “Historiani dhe kameleoni” por kësaj radhe si nënprefekt Maksuti, që donte të bënte karrierë diplomatike duke u bërë dhëndër në derën e Ministrit të Jashtëm.

Daja ju çmon shumë… Maks, pse s’je martuar?

-Akoma nuk më ka dalë fati zonjushe. Po ju a keni mendu për martesën? Si lum ai që do ta ketë këtë fat.

Tek filmi “Kur hapen dyert e jetës” Bep Shiroka do të ishte në rolin e berberit, babai i Bardhylit, që sapo ishte diplomuar si mjek i përgjithshëm.

-Që nesër unë do jem babai i doktorit, ti do të jesh motra e doktorit, ndërsa kjo do të jetë nëna e doktorit. Ndërsa kjo do të jetë shtëpia e doktorit. Ku është parë moj që në xhinsin tonë të berberëve të dali një doktor. Më rrove të rrova prap brisku i imi mbetet.

Por ai do të shfaqej dhe në rolin e Xhevatit tek filmi “Fushë e blertë fushë e kuqe”.

Lexo edhe :  STG-44 gjerman apo AK-47 sovjetik, lufta për të prodhuar armën efektive të këmbësorisë

 -Ne duhet të mbledhim mendjen si të fitojmë mbi ta. Pse të mos krijojmë një ekip të ri, të fortë. Ne i rrahim italianët. Por ama duhet të jemi të bashkuar.

Tek filmi ‘Kërcënimi” Bep Shiroka do të luante rolin e Aleksandër Zvetko, një diplomati të huaj në Shqipëri, i cili merrej me punë agjenturore.

-Plani “Poseidon” do të përfundojë me sukses vetëm kur të kemi shtënë në dorë “poetin”. Vetëm atëherë mund të themi se kemi hyrë m’u në zemër të bazës ushtarako-detare. Pikësynimi ynë kryesor është remonti i nëndetëses.

Tek filmi “Si gjithë të tjerët”, ai është babai i Jetës, i cili kishte kundërshtime parimore me bashkëshorten përsa i përket origjinës së djalit që donte vajza e tij.

-Epo mjaft de se na plase! Oj. Edhe ai si gjithë të tjerët është. Dhe nuk është rritur rrugëve, por shkollave, konvikteve. Dhe ndoshta mund të jetë 100 herë më i mirë se ata që të pëlqejnë ty… Merr zjarr ngandonjëherë kjo gruaja ime o Nasho. Rrallë ndodh, por aman kur merr digjet e tërë mëhalla.

“Në pyjet me dëborë ka jetë” ai është në rolin e një banakieri dhe hotelieri në një qendër të vogël ku gjeologët bënin shpime. I thoshin farmacist, megjithëse shumicën e kohës ishte duke blojtur kafe me mulli dore.

-A ke qef të dalim për gjah? Tani lëvizin lepurat, kam një çifte të mirë.

Ndërsa tek filmi “Një natë pa dritë” ai luan rolin e një kryeplaku që debatonte me Migjenin për punën e shkollës.

-Ka fukarallëk mor zoti msus. E ku ka fukarallëk nuk i bie në mend njeriu për shkollë. Katundarët ma parë duan me çu fëmijët me kullot ndonjë dhi a ndonjë dele… Zotni Millosh, ti je ortodoks njësoj si na e nuk të ka hije me fol kështu. Çfarë hyn kisha në këtë pazar?

Dhe rolet e tij në kinema nuk mbarojnë këtu, sepse ai ishte dhe tekniku Dane që në kërkim të një djali kishte rreshtuar 4 vajza, pikërisht si personazh i filmit “Gjurmë në kaltërsi” po me regjisor Sajmir Kumbaron.

-Dane, do vësh gjë në plan këtë vit apo jo? Për djalë e kam fjalën.

-E di, e di. Po në qoftë se doktori ka lexuar ndonjë revistë të re fillova unë. Po jo si ajo që më tregoi për çupën e fundit.

Në jetëshkrimin e tij zyrtar thuhet se në Teatrin Migjeni, Bep Shiroka luajti rolin e parë në vitin 1960, kur ishte 27 vjeç në dramën “Nora” të Andrea Skanjetit. Ndërsa roli i fundit u luajt në vitin 2008, në moshën 75-vjeçare, kur u ngjit në skenë me “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut.

I pasionuar pas pikturës Bep Shiroka do ta zhvillonte ambicien e tij dhe si skenograf në Teatrin “Migjeni” e, duke realizuar për skenën e këtij teatri mbi 30 skenografi që shërbyen për shfaqje të ndryshme.

Në 40 vitet e jetës së tij skenike dhe për merita artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

I lindur në 25 shtator të vitit 1933 në Shkodër, ai do të ndahej nga jeta në 1 korrik të vitit 2010.

 

Të fundit

Festat e fundvitit, trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra makina janë bllokuar në...

“Vetëm ai s’do doja të kishte ikur”/ Egla shpërthen në lot për Redonin

Gili së bashku me djalin e saj, Redoni, kanë vendosur që të lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vendimin i pari e...

Nga 1 janari, abone falas për pensionistët. Fluks në njësitë bashkiake

Duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen, pensionistët e Tiranës do të kenë mundësinë të udhëtojnë falas në linjat urbane të kryeqytetit. Do...

“Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën”, Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë falur dashuri këto ditë. Në rrjetin...

U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar nga një person anonim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak foli edhe për vizitën e tij në SPAK, ku qëndroi mbi 5 orë. “Jam denoncuar...

Lajme të tjera

Web TV