Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër një vizitë në Bruksel, me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE, Josep Borrell.
Kurti thotë se pas vizitës në Vatikan, do të niset drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë.
Është e paqartë nëse në këtë takim është thirrur edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Tëitter.
Më herët, zyrtari i lartë amerikan Grabriel Escobar u shpreh se nuk e pret një takim mes Kurtit dhe Vuçiçit këtë javë.
Zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA janë angazuar për gjetjen e një zgjidhjeje për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës, që pas protestave të dhunshme të serbëve. Por situata u përkeqësua edhe më shumë kur forcat speciale serbe shkelën kufirin me Kosovën dhe rrëmbyen tre policë.
Kurti ka thënë se do të insistojë nesër për lirimin e tyre.