Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg
Influenca Ruse mund të bllokojë hyrjen e vendeve të tjera në BE
Sekretarja e Pergjithshme e KE-se Marija Pečnovič Burič, pati nje takim me Presidenten e Sllovenise Natasa Pirc Musar qe u zhvillua ne Strasbourg,nderkohe qe Presidentja e Sllovenise mbajti dhe nje fjalim ne Asamblene Parlamentare mbi te drejten dhe privatesine e te dhenave personale, nderkohe qe zonja Presidente do te mbeshtese fushaten e ardhshme te KE-se per sigurine e gazetareve.
Duke iu pergjigjur pyetje ne Asamble zonja Presidente shprehu mendimet e saj ne lidhje me situaten politke ne Ballkan e konkretisht ne Kosove.
Presidentja e Sllovakise do te vizitoje Kosoven ne muajin tetor ne nje koference per te drejtat e grave. Une i them Kosoves e Serbise, theksoi ajo, dialog, dialog, dialog.
Tangoja kercehet ne dysh. Nuk duhet te kete fjale armiqesore ne komunikim mes dy shteteve, kete mendim e kam shprehur dhe me z. Vucic dhe i kam sygjeruar te lini menjane fjalet thumbuese.
Kosova duhet te krijoje multikomunitet ne veri te saj, edhe Serbia duhet te lejoje Kosoven te vazhdoje me tej.
Duhet mbajtur fjala dhe respektuar,
Nderkohe qe shprehu opinionin e saj per politikat qe ka ndjekur Maqedonia e Veriut. Ajo u shpreh pozitivisht per hapat tolerante qe jane ndjekur ne Maqedonia e Veriut si nga nderrimi i emrit e deri te permbushja e kerkesave te pakicave bullgare. Nderkohe qe nenvizoi qe brenda Maqedonise se Veriut jane 7 minoritete te cilat ndjehen te respektuara.
E nxitur nga nje pyetje mbi marrdheniet midis Armenise e Sllovenise ajo u shpreh optimiste ne mendimin se kemi shume per te dhene e per te marre.
Minorancat ne Evrope jane te shumta, prandaj duhen respektuar dhe nuk duhet nderhyre ne rregullat e komuniteteve te tyre. Te drejtat e minorancave jane ne te gjitha vendet. menaxhimi eshte ne te gjitha vendet nje ceshtje e pergjithsshme, por nuk duhet te nderhyni. Presidetja foli dhe mbi masmediat dhe disinformacionet qe ekzistojne duke u ndalur ne detaje, permendin grupin Horger qe ka pasur sukses duke ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve te 17 vendeve.
Zonja Presidente ka ushtruar profesionin e gazetares per 12 vjet, si rrjedhoje si nje ish gazetare cmon lirine e gazetareve dhe masmedias duke u shprehur se si profesion eshte brenda meje. Te jemi te kujdesshem, 2 vjet mjaftojne te shkaterrosh median, si ka ndodhur ne vendin tim,ndersa ta ndertosh do vite, larg duart nga masmedia i kam thene politikaneve, u shpreh ajo.
Cila eshte diferenca mes televizionit publik dhe atij privat, shpjegoi ajo me pas.
Me tej u ndal ne ceshtjet juridike, une mund te lexoje nje sentece sikur lexoj nje roman, respektoni sentencat, u shpreh ajo.
Inteligjenca Artificiale do te jete aq etike sa ata qe e themelojne.
Ne fund te fjales se saj Presidentja e Sllovenise i ftoje te pranishmit ne eventin e mbajtur sonte me rastin e 30 vjetorit te Sllovenise ne KE e duke shprehur kenaqesine e pjesmarrjes ne event , ndau ne fund shqetesimin se mos ishte e merzitshme gjate fjales se saj, nderkohe qe Presidenti i KE-se u pergjigj qe nuk ishit aspak e merzitshme ne fjalen tuaj post Rekjavik dhe festa juaj perkon me festen e muzikes ne France.
Ne fund Presidentja e Sllovenise ndau kenaqesine e te qenit e pranishme ne KE edhe 4 vjet e 7 muaj.