Sula shpërthen me tone të ashpra në Kuvend: I keni kthyer zyrat në bordello

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shpërthyer me tone të ashpra sot në Kuvend, teksa ka komentuar edhe video skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Sula u shpreh se zyrat e shtetit janë kthyer në “bordello dhe askush nuk flet”, duke shtuar se kjo ndodh për shkak se kanë interesa për të fituar tendera. Më tej, ai i ka bërë thirrje edhe opozitës, që të mos “mbyllë sytë”, por të denoncojë rastet e abuzimeve edhe korrupsionit.

“I keni kthyer zyrat e shtetit në bordello dhe tu vij turp. Ka pasur problematika gjithmonë, por e dimë të gjithë që nuk reagojnë.

Ky vend po shkon drejt greminës, sepse po ngel vetëm një parti dhe vetëm një regjim, dhe opozita nuk po bën punën dhe nuk denoncon sepse janë të lidhur me biznese. Të dalë opozita këtu dhe të denoncojë kush janë ata që janë të lidhur dhe bëjnë biznese marrin tendera, si nga kjo parti e nga partia tjetër.

E turpshme që për një mandat t’i lëpihet pushtetit dhe për të marrë një rrogë, dhe ajo rritje rroge që u bë, u bë për të na mbyllur gojën ju e ne”, u shpreh deputeti demokrat.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV