“Dua të Luaj”/ Rama: Hapësira më e re e projektit në Lezhë, krijuar nga Fondi Shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur prej mëse një viti programin “Dua të luaj”, i cili jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e jetës, por edhe do të krijojë kushte optimale për edukimin e brezit të ri dhe bashkëveprimit social në komunitet.

Kryeministri Edi Rama publikoi në në rrjetet sociale pamje nga hapësira e re multifunksionale e krijuar në Lezhë si pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Krijimi i një hapësire publike me cilësi të lartë dhe kushte gjithëpërfshirëse do të mundësojë ringjalljen e jetës komunitare dhe konsolidimin e frymës së komunitetit aktiv.

Nëpërmjet këtij projekti, FSHZH synon rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe dhënien e mundësisë për zhvillimin konjitiv dhe motorik të brezave të rinj i dhe të ofrojë një hapësire stimuluese për fëmijët, ku ndërthuren elemente natyrorë me lehtësi gjithëpërfshirëse dhe të krijojë kushte të favorshme për bashkëveprim të shëndetshëm në komunitet. Projekti do të zbatohet në hapësira publike të destinuara për parqe në zonat e banuara në të gjithë territorin e vendit.

Ndërhyrjet në kuadër të këtij projekti konsistojnë kryesisht në projektimin e hapësirave të propozuara në bazë të kushteve arkitektonike dhe natyrore, me qëllim shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave në vendndodhjen e përcaktuar, ndërtimin e këndeve që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike dhe konjitive të fëmijëve të moshave të ndryshme, dhe që aksesohet nga të gjithë si dhe rimodelimi apo përmirësimi i këndeve të lojërave ekzistues të degraduar.

Gjithashtu, FSHZH synon krijimin e infrastrukturave të cilat ndikojnë në sigurinë për grupmoshat 0-14 vjeç, si psh. sinjalistikë në infrastrukturën rrugore, barriera mitigimi nga hapësira urbane rrethuese në këndet ekzistuese, etj.

Të fundit

Ky vend shkurton orët e punës, pa ndryshuar pagën!

Ministrat spanjollë kanë rënë dakord të martën që të shkurtojnë javën e punës në 37.5 orë, pa ndryshim në...

Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale po çmend botën

Bota e robotikës po përparon me shpejtësi dhe robotët humanoidë po bën dalëngadalë pjesë e të përditshmes tonë. Në Konferencën e fundit për Mësimin e...

10 vite nga krijimi i AKZM/ Rama: Institucion që na bën krenarë për punën që bën

Plot 10 vite nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një institucion i cili na bën krenarë për punën...

Shtrenjtohet bileta e autobusit, zgjatet dhe koha e pritjes në stacion

Këshilli bashkiak i Korçës ka vendosur që nga muaji shkurt bileta e autobusit do të shtrenjtohet, madje edhe koha e pritjes për qytetarët në stacione do...

Meloni, e preferuara e Trump/ E vetmja aleate e presidentit të SHBA në Europë

Media Britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull ku kryeministrja Italiane Giorgia Meloni vlerësohet si aleatja e vetme e Presidentit të Zgjedhur Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV