FOTO- VIDEO/ Elvana Gjata shkëlqen para mijëra të pranishmëve në “Air Albania”

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare. Këngët e saj bëhen hit dhe marrin miliona klikime në youtube që në ditët e para të publikimit.

Ndërkohë që koncerti i saj live mbrëmjen e sotme (22 qershor) në stadiumin “Air Albania”në Tiranë ishte një tjetër provë se është në majat e suksesit të saj.

Stadiumi ishte mbushur plot. Kryeministri Rama në një postim në facebook ka publikuar momentet nga ky koncert madhështor.

Duket që mbrëmja ka qënë shumë e zjarrtë.