LAJM I FUNDIT/ Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici

Policia ka arrestuar ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici nën akuzën e korrupsionit.

Kryetari i rikonfirmuar nga zgjedhjet e 14 Majit për bashkinë Kukës dha dorëqjen pas publikimit të videoje ku shihej duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë në zyrën e tij.

Menjëherë pas publikimit të videos, SPAK nisi hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Gjici hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politike duke thënë se e kanë futur në kurth pasi nuk e mposhtën dot në zgjedhjet lokale.