Destinacionet më të mira për të udhëtuar vetëm, mes tyre edhe Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të udhëtosh vetëm është diçka, që të gjithë duhet ta përjetojnë, për të zbuluar kuptimin e vërtetë të “lirisë” ose, më saktë, “kaosit të kontrolluar”.

Ju duhet të jeni drejtuesi i vetes, kapiteni i anijes suaj, ai që vendos nëse do të shtypni butonin e gjumit apo zgjimit. Mund të shkoni në shumë vende, nëse nuk do t’ju duhet të negocioni me të tjerët, apo t’i prisni ata!

Imagjinoni të jeni në gjendje të anuloni në mënyrë impulsive një udhëtim në muze dhe të zgjidhni të shijoni një ëmbëlsirë. Asnjë paragjykim, asnjë vendtakimi me miqtë, vetëm kënaqësi.

Por, ku të fillojmë? Cilat janë vendet më të mira për ata që udhëtojnë vetëm? Ka shumë potencial për të gjithë ata që udhëtojnë vetëm. Të debatosh për vendet më të mira për të udhëtuar vetëm, është si të pyesësh se cila është shija më e mirë e akullores.

Në listë përfshihen 37 vende, mes të cilave edhe Shqipëria, destinacion që shpesh herë është anashkaluar,

#Shqipëria

E strehuar në Ballkan, Shqipëria u ofron udhëtarëve një shans për të gërmuar në një cep të Europës, shpesh të anashkaluar.

Shqipëria është një nga ato vende, ku nuk dihet se çfarë të presësh. E vendosur pak larg shtegut të rrahur, është plot surpriza, gjë që krijon një eksperiencë të veçantë.

Zbuloni sekretet e ilirëve të lashtë, kthehuni në rivierën e mbuluar nga dielli ose gjeni veten mes bukurisë së paprekur të Bjeshkëve të Nemuna. Shqipëria pëshpërit përralla të së shkuarës, histori të së tashmes dhe premton një udhëtim të paharrueshëm.

Në përgjithësi, udhëtimi në Shqipëri është i sigurt. Ka rreziqe të vogla, por asgjë nuk duhet t’ju pengojë të shkoni atje.

Pesë vendet më të mira për ata që udhëtojnë vetëm

#1. Zvicra

Zvicra, tabloja e përsosmërisë alpine, u ofron vizitorëve një peizazh të përsosur, si kartolinë, me liqene të qeta dhe lugina ngjyrë smeraldi.

Lexo edhe :  Pas largimit të Donatella Versace nga marka e saj, Prada do blejë firmën luksoze?

Me trenat eficientë, që përshkojnë vendin, dhe djathing e shkrirë (fondue) në një kasolle në mal, do të pyesni veten nëse keni hyrë në një libër me tregime. Sistemi i mirëorganizuar i transportit dhe siguria e vendit, e bëjnë atë një destinacion të shkëlqyer.

#2. Austria

Në Austri, melodia mbush ajrin, arkitektura baroke kornizon çdo rrugë dhe pamjet alpine ju ftojnë për aventura.

Vizitoni sallat e pallateve të pasura Habsburge dhe ngjisni majat e Alpeve të mbuluara nga bora, ose pushoni në një kafene vjeneze, me një copë Sachertorte të shijshme. E pastër, e sigurt dhe me transport të mirë, Austria do mahnitë çdo udhëtar.

#3. Japonia

Përqafoni përzierjen e traditës dhe hipermodernizmit, në vendin ‘ku lind dielli’ – vetë emri Japoni (Nippon), do të thotë burimi i diellit .

Transporti publik i përsosur dhe kultura mikpritëse e Japonisë, e bëjnë atë një nga destinacionet më të mira të udhëtimit të vetëm. Shëtisni nëpër kopshte me lule qershie, zbuloni tempuj të lashtë dhe kënaquni me klasat e bërjes sushi!

#4. Islanda

E njohur si “vendi i zjarrit dhe akullit”, Islanda kryeson listën si një nga vendet më të mira për ata që udhëtojnë vetëm. Me shkallën e krimit të ulët sa temperaturat e saj, Islanda ofron një përvojë të sigurt që të lë pa frymë.

A ju pëlqen të bëni banjë në pishina gjeotermale, të dëshmoni madhështinë e dritave veriore ose të ecni në një akullnajë? Atëherë Islanda është vendi i përsosur për ta bërë këtë.

#5. Spanja

Spanja është një festë për shqisat, që çdo udhëtar duhet të shijojë. Vallëzoni gjatë gjithë natës në Sevilje, shijoni tapas në Barcelonë ose udhëtoni në kohë në zemrën historike të Madridit.

Një vend i njohur për vendasit miqësorë, jetën e natës plot gjallëri dhe muzetë e klasit botëror, Spanja do të fitojë zemrën tuaj në çdo çast. / Bored Panda*

Të fundit

“Skandal në ceremoninë e medaljeve, kampioni i Shqipërisë u quajt tradhtar”

Komiteti Olimpik Shqiptar denoncon sjelljen e Presidentit të Federatës Ruse të Mundjes ndaj mundësit Chermen Valiev, i cili u...

Gjermania ngre alarmin, Forcat Ajrore trajnohen për skenarin e sulmit rus

Gjermania është e vetëdijshme se nëse Putin del i fituar nga Ukraina, radhën e ka Europa dhe në veçanti Berlini. Për këtë arsye, Forcat...

“Gabimi më i madh i jetës sonë…” Bashkëshortja e Alvaro Moratas rrëfen për ribashkimin

Futbollisti i famshëm, Alvaro Morata, dhe bashkëshortja e tij, Alice Campello, kanë ndarë së fundmi detaje të sinqerta për periudhën e vështirë që kaluan...

Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, Shqipëria mbetet një ekonomi primitive!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës...

“Mungesë e theksuar meritokracie”, Faik Basha largohet nga Partia e Lirisë

Faik Basha ka dhënë dorëheqjen nga çdo post që mbante te Partia e Lirisë. Sipas tij, ky vendim vjen pas "një periudhe të gjatë reflektimi...

Lajme të tjera

Web TV