Lufta për pastrim parash/ Çelet drita jeshile për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sëfundmi Shqipëria ka marrë dritën jeshile për daljen nga lista gri në seancën plenare të Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), që u mbajt më datë 23 qershor në Paris.

Mësohet se FATF ka marrë në konsideratë ecurinë e mirë të vendit në drejtim të legjislacionit, efekteve parandaluese të tij në drejtim të pastrimit të parave si edhe veprimtarinë e institucioneve të vendit për efektivitetin e zbatueshmërisë së ligjit.

FATF bën me dije se pas marrjes së dritës jeshile për heqjen e vendit nga lista gri për pastrimin e parave, në Shqipëri pritet që gjatë muajit gusht të organizohet një vizitë e përfaqësuesve të FATF, një procedurë e cila është kryesisht rutinë në raste të tilla.

Pas kësaj vizite, në kalendar parashikohet që vendimi final të merret gjatë mbledhjes së FATF në muajin shtator të këtij viti ku edhe do të shpallet më pas, ndërsa do të ndryshohet edhe vendi i renditjes së Shqipërisë.

Ky është një proces i rëndësishëm për vendin për shkak të ndikimeve pozitive që ka në drejtim të rritjes së investimeve të huaja në vend, uljen e kostove të transaksioneve bankare jashtë vendit, si edhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Vlen të theksohet fakti se nga çfarë është raportuar deri më tani në raportet e FATF, në listën gri është futur Kroacia, i cilësuar një vend që ka bërë hapa pas në drejtim të luftës kundër pastrimit të parave.

Në raportin e fundit, Moneyval theksonte se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm masat në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV