Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Tropojë. ABC News mëson se një person ka mbetur i plagosur.

Të shtënat kanë ndodhur pas një sherri mes dy personave në një servis në qytetin verior.

I plagosuri ka marrë plagë në këmbë. Ndërkohë, autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.