Ambasadorja e shqiptarëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alba Malltezi

Tirana më në fund njohu dhe pati një Ambasadore. Po! Me A të madhe. Një grua që nuk ishte thjeshtë ambasadorja e radhës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, por në të vërtetë u bë Ambasadorja e shqiptarëve.

Të shkruash për Yuri Kim pas përshëndetjes “diplomatikisht skandaloze” të kryeministrit Edi Rama, nuk është e lehtë, por thjeshtësia e mendimit, ndoshta, ka vendin e vet shqiptarçe kur një mikeje që u përpoq kaq shumë e me kaq përkushtim dhe pasion, i duhet thënë Mirupafshim dhe Mirësetëvish kurdoherë në Shqipëri!

Yuri Kim la gjurmët e punës së vet të jashtëzakonshme në Tiranë jo vetëm si diplomate, por edhe si grua që nuk frikësohet, as tkurret, as sprapset dhe as trasformohet kur më i frikshmi i burrave dhe më të dhunshmit e fjalës iu qepën nga pas.

Ambasadorja Yuri Kim bëri atë që çdonjëri prej nesh duhet ta ketë në mëndje dhe në fokus kur merr një detyrë: Bëri punën e caktuar! Dhe kjo nuk është një gjë e lehtë, e thjeshtë, e zakonshme për këdo. Të bësh punën dhe detyrën e caktuar duke qëndruar në fokus dhe e palëkundur ndaj të gjitha stuhive që të sulmojnë, është talent dhe dhunti e të paktëve. Janë pikërisht këta të pakët që kudo që të qëllojnë në botë, gjërat i përmirësojnë. Ambasadorja Yuri Kim pretendoi në Shqipëri të tjera standarte, sidomos për rrugëtimin e Drejtësisë. U lodh që shqiptarët të shihnin me sytë e tyre të parat rezultate, si për të treguar dritën e një ylli e për të mësuar se po të duam, mund të dalim nga shpella e Platonit të gjithë së bashku, nëse duam, duke kuptuar se bota që njihnim nuk ishin ato hijet tona të projektuara në faqet e gurta të shpellës prehistorike.

Lexo edhe :  Gazetarët e Gazës janë profesionistë e me dinjitet. Ndaj dhe Izraeli i shënjestron

Ambasadorja Yuri Kim ndezi një dritë në Shqipëri dhe shumë shqiptarë, pas kësaj, panë gjëra që nuk i kishin parë më parë.

Të fundit

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që...

Kush do jetë lideri i ri i Bayern? Emrin e gjen Thomas Muller

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen...

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”,...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Lajme të tjera

Web TV