“Një rrugë e dy punë”, shoferi i linjës Klos-Tiranë transportonte pasagjerë dhe drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Yllson Dani 36 vjeç, i cili duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë, transportonte dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë së Dibrës:

DVP Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kamuflimi”.

Merrej me transport e shpërndarje të lëndës narkotike të përpunuar duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë, vihet në prangat e Policisë 36- vjeçari nga Tirana.

Sekuestrohen 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis të përpunuar në formë çokollate.

Në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogërave në sasi të vogla, bazuar në inteligjencën policore, se një drejtues furgoni që merrej me transport pasagjerësh, ushtronte edhe veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave kanabis në formë çokollate dhe të drogave të forta në sasi të vogla, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Kamuflimi”.

Në kaudër të operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat, në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana, ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.

Lexo edhe :  Vetëplagosje me armë gjahu në Shkodër, përfundon në spital 57-vjeçari

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga informacionet e grumbulluara më parë dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm, ku shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y.D., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale..

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Kanadezët i thanë jo Trumpit, atëherë pse Mark Carney po shtyn një ligj kufitar?

Nëse do të miratohet, do të shohim ndërtimin e një shteti survejimi që në disa aspekte do të jetë...

Zyrtare: Real Madrid gjen Messin e ri për 60 milionë euro

Real Madrid ka bërë një goditje të madhe në merkato. "Galaktikët" kanë zyrtarizuar firmën me Franco Mastantuono, fantazistin 17-vjeçar që luante me River Plate...

Irani nën sulmin e Izraelit, konflikti që pritej u bë realitet

Nga Leonard Veizi Një stuhi që ziente prej vitesh, që nga revolucioni i 1979-ës, shpërtheu mëngjesin e 13 qershorit 2025, kur Izraeli lëshoi breshërinë e...

“Mora më pak vota sesa letrat që u dërgova shokëve nga qelia”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur nga qelia se ka qenë ai që ka kërkuar rinumërimin e votave në Bashkinë e...

Dështon konstituimi në Kosovë, Vetëvendosja gjen fajtorin

Kosova vijojnë të jetë e mbërthyer nga kriza politike. Për të 31-ën herë, deputetët e dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit nuk...

Lajme të tjera

Web TV