Rama jep lajmin e mirë/ Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë që lidhet me turizmin në qytetin bregdetar të Vlorës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi.

Varkat do të vijnë në 6 korrik dhe do të qëndrojnë në bredetin shqiptar për 4 ditë rresht.

“Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi.

Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione që për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, shkruan kreu i qeverisë krahas disa fotove të varkave me vela.

Rama jep lajmin e mirë/ Gjiri i Vlorës do të

Rama jep lajmin e mirë/ Gjiri i Vlorës do të

Rama jep lajmin e mirë/ Gjiri i Vlorës do të