Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rikthimi i Bashës, është rikthimi i opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erald Shulla

Në PD tashmë të ndarë zyrtarisht në dy pjesë, atë të vulës që është pa kryetar dhe në pritje të Lulzim Bashës dhe atë të Berishës që është në krye të Grupit të Rithemelimit, duket se mungon shpresa dhe ka një pesimizëm të dukshëm që vjen nga elektorati poshtë në bazë. Megjithatë drejtuesit vijojnë mos mbajnë përgjegjësi për humbjet në zgjedhje. A e dëmton kjo situatë opozitarizmin në vend ku forca kryesore politike është në këtë gjendje?

Partia Demokratike është akoma në situatën më të vështirë të sajën, plagët janë ende të hapura nga përçarja e madhe që ndodhi brenda saj gati dy vite më parë, situatë kjo që nuk po kapërcehet dot, edhe pse përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur rrugën e duhur të bashkimit nuk kanë munguar si para zgjedhjeve 14 majit por dhe më pas zgjedhjeve ka pas tentativa apo zëra për një bashkim. PD-ja është opozita e vendit, ky është fakt dhe kjo është e padiskutueshme. Edhe pse formohet dhe plotësohet me forcat e tjera të vogla politike ku bëjnë atë që ne quajmë opozitën e madhe. Por PD ngelet forca reale opozitare e vendit e cila ka potencialin për ti bërë rivalizimin mazhorancës. Kryeministri Rama duke e ditur mirë këtë pjesë, ku është “thembra e Aklilit” e opozitës, taktikisht ka luajtur shumë me opozitën. Lojërat e tij kanë rezultuar të suksesshme për mazhorancën, edhe pse dëmtuese për vendin. Ai nuk ka ndjekur rrugën e joshjes së aleatëve të PD për të përçarë opozitën, por ka zgjedhur një formë tjetër goditëse këto vite, ka tentuar gjithmonë dhe ka luajtur me destabilizimin brenda PD, me diversionet e shpeshta, sikur herë ka marrëveshje dhe marrëdhënie të fshehta me Lulzim Bashën, herë sikur “blen” eksponentë nga opozita, pra duke prishur ekuilibrat brenda Partisë Demokratike, ai e di mirë që çoroditë gjithë opozitën. Por veç sa i hedh benzinën zjarrit, sepse PD vëlon vetë pastaj, grihen dhe zihen sikur Rama të jetë e vërteta e të pavertetave që opozitarët i marrin si të vërteta. Un kam shpresë që nē proçesin zgjedhor që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike edhe pse me shumë vështirësi do ketë rrugëzgjidhje. Partia Demokratike, është më e nevojshme për vendin se kurrë më parë.

Çfarë është PD në vetvete që nuk po del nga Berisha që nga themelimi i saj dhe nga Basha, edhe ai një prurje e Berishës dhe pati mbështetjen e tij deri në shtator të vitit 2021. Përse nuk shfaqet një figurë që që të mposhtë dy liderët që janë “ati dhe biri politik” në këtë parti?

Partia Demokratike u drejtua që prej themelimit të saj me dorë tē hekurt nga zoti Berisha, ai e ka dominuar totalisht atë në çdo aspekt, zë brenda PD ishin dhe kishin vetëm ata që mendonin vetëm si z.Berisha. Kjo është e vërteta, por problemi që unë shoh në PD që z.Berisha PD-në si drejtoi atë nga themelimi, ai sot po vazhdon të drejtoj po njësoj me dorë tē hekurt edhe rithemelimin e saj, si ai pëlqen të quaj levizjen e tij, ai pësoi humbjen më të madhe më 14 maj, e vërteta është që ai dështoi, duhet të marrë patjetër përgjegjësin e tij, jo vetëm për humbjen por ai është përgjegjës dhe për fatin e Partisë Demokratike. Unë mendoj që Partia Demokratike ka nevojë të jashtëzakonshme për tu çliruar nga mentaliteti për tu drejtuar vetëm nga një lider deri sa ai të ketë jetën. Kjo është e pakuptimt si qasje dhe sjellje sikur të jetë një parti komuniste. Aty duhet të ketë hapësira të reja, për zëra të rinj, për figura të reja, për ata që kanë çfarë i dhurojnë dhe i japin PD-së, nuk duhet të vazhdoj më me ata që nuk kanë çfarë i marrin asaj

Lexo edhe :  “Shteti Sovran i Bektashinjve dhe Sulltanati Surrelit, ‘Reforma’ e re administrative”

Tashmë duket e qartësuar situata ku Berisha pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale nuk jep dorëheqje, duke mbajtur edhe barrën e personit “non grata” të sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga ana tjetër Basha ndjek të njëjtën linjë, teksa synon të marrë një të pestën e “partisë së mbetur”, ose “partia e vulës” (zyrtare), pavarësisht se ka njohur vetëm humbje kur ishte kryetar në vitet 2013-2022.

Basha nuk po rikthehet për një copëz partie, me atë që unë po kuptoj ai po kthehet për të hapur njē kapitull të ri në PD. E kemi parë në takimet që ai ka bërë i rrethuar nga rinia, ky është mesazh i qartë nga ai, luftën e ka me të vjetrën e cila mban peng jo vetëm PD por dhe politikën tonë. Dhe koha do e tregojë, që z.Basha e ka kuptuar ku duhet të bëjë diferencën, cfarë i mungon politikës sot, që ai do mundet tia japi asaj, cfarë po kërkon shoqeria jonë sot ndryshe prej politikës, që ai të vi e ta kthejë në alternativë për qytetarët. Nuk e shoh aspak ashtu si flitet mediatikisht që rikthimi i tij është për të kapur diçka nga partia e ndarë në copa. Jo, e shoh si njē mundësi që z.Basha duhet ta shfrytëzojë dhe ta kthejë nē produktivitet politik. Basha është sot i vetmi potencial në Partinë demorkatike qē mundet t’i lëvizi gjërat.

Ndërsa fati i PD-së në çdo analizë njeh vetëm shenja pezimizmi, nga ana tjetër nuk po dalin subjekte politike opozitare që të thithin elektoratin që është kundra qeverisë. Përse ndodh kjo dhe a mund të themi që vendit i bën dëm mungesa e një opozite bindëse kur Rama vijon të qeverisë në mandatin e tretë radhazi, bashkë me shumicën e bashkive? Çfarë duhet të ndodhë që të lindin subjekte të reja. A është kjo situatë një dëshmi që politika aktuale në pushtet dhe opozitë bëhet bashkë për të shtypur që në emrion forcat e reja politike?

Kjo është njē fazë kalimtare për Partinë Demokratike, e cila do kaloja, pas zgjedhjeve për kreun e PD, do ndryshojnë shumë gjërat, nuk do rrinë më kështu si janë tani, që më shpesh themi që nuk kemi opozitë . Gjendja e vështirë që po kalon PD jep dhe këto përshtypje që ju dhe shumë të tjerë i ngrini edhe me të drejtë, kam bindjen që do kalojnë e PD do bëj një kthesë të madhe, dhe opozita do jetë sfiduese në zgjedhjet e ardhshme. Do kemi një opozitë që do jetë vërtetë sfiduese për të ardhur në pushtet. Pra mendoj që dhe kjo situat pesimizmi do kalojë, sepse kjo vjen jo vetëm nga problemet e opozitës, por dhe të një mazhorance tejet të konsumuar, me shumë e shumë probleme, ku drejtuesit e saj janë kthyer në të pandehurit kryesorë të drejtësisë. Ne të gjithë flasim e pyesim, këtë muaj kush politikan do arrestohet… Këto janë probleme të mëdha tē mazhorancës e cila do përfundojë shumë shpejt në opozitë. Kjo është e pashmangshme.

Të fundit

Doktori shpall luftë/ Salianji në qeli, Berisha “qëllon” nga shtëpia

Partia Demokratike reagon me organizimin e një proteste Kombëtare, pas dënimit me 1 vit burgim për Ervin Salianjin. Sali...

Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit. Në një deklaratë të lëshuar pak çaste më parë,...

Zbulim arkeologjik në Shën Mëri, gjurmë varreze dhe vendbanimi mesjetar

Arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë Institutit Kombëtar të Trashgimisë Kulturore  nisën gërmimet pas një njoftimi që iu erdhi nga banorë të zonës. “Na...

Berisha paralajmëron: Protestë kombëtare dhe mosbindje civile më 6 tetor!

Akt lufte ndaj nesh por jo akti i parë i saj. Rama e shpalli me kohë luftë, që kur rrëmbeu flamurin e PD, më vuri...

4 emrat e mundshëm për drejtor të Policisë së Shtetit, ja kur vendos kryeministri Rama

Edhe pse ka tre ditë që ka përfunduar gara për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar...

Lajme të tjera

Web TV