Rama kërkon ndjesë për korrupsionin në Kadastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama analizoi dje në një takim me drejtues të PS-së, deputetë dhe punonjës të Kadastrës problemet me pronat në vend. Ai kërkoi ndjesë për gjithçka ka shkuar keq, duke pranuar se institucionet që trajtonin pronat ishin kthyer në çerdhe korrupsioni dhe ndërhyrjesh edhe nga deputetë dhe elita drejtuese e partisë. Nga 3 korriku kadastrat kthehen tërësisht në shërbim digital online.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje në Kryeministri deputetët, ministrat dhe drejtoren e Përgjithshme të Kadastrës Dallëndyshe Bicin për reformën e dixhitalizimit në Kadastër. Katër vite pas bashkimit të Hipotekës dhe ALUIZNI-t, Rama ka bërë krtika në lidhje me korrupsionin dhe për emërimet e drejtuesve në Kadastër. Rama tha se për vite me rradhë, Kadastra ka qenë një çerdhe korrupsioni duke i rënë në qafë qytetarëve që marrin shërbime nga ky intitucion. Kryeministri ka pranuar dështimin e qeverisë ne menaxhimin e këtij institucioni. “Situata më katastrofike në Evropë. Aktori kryesor i gjithë kësaj historie të zymtë është korrupsioni duke e penguar Kadastrën të bëhet ajo që duhet të jetë, banka e sigurtë e shqiptarëve”, tha kryeministri. Për këtë fajtorë Edi Rama bën edhe njerëzit e tij, që me influencën e pushtetit kanë inponuar vendime, emërime nga punonjësi i thjeshtë e deri tek drejtuesit e Kadastrës. Disa prej tyre ua tha duke i parë në sy por pa përmendur emra konkretë. “Kadastra është bankë, është njësoj si banka qendrore e Shqipërisë njësoj si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve, ku garantohen ndërveprimet e tyre me paranë dhe si çdo bankë kadastra nuk është një fole për qoka, për të gjithfarë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë. Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju, deputetët, ministra, kryetarë bashkisë. Për të vazhduar më tutje me të gjithë ata që kanë sado pak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me kadastrën për të gjitha llojet e nevojave, që nga influenca për emërimet e drejtuesve të kadastrës, influencë deri në imponim, tek influenca për punonjës në Kadastër deri në imponim, tek influenca për mbështetje për njërin apo tjetrin deri në imponim, duke e penguar kadastrën që të bëhet ajo që duhet të jetë. Banka e sigurt e pronës së patundshme të pronës së shqiptarëve”, tha ai. Turpin për abuzimin e pushtetarëve të majtë me pronat e shqiptarëve, Rama e shleu me një falje publike. “Kokëulur ju kërkoj ndjesë në emër të PS për të gjithë ata që kanë kaluar avari me pronat e tyre, ndjesa e një kryetari partie fajtore, jo e gjithë partia por udhëheqja e saj”, tha ai.

Mbyllja e sporteleve

Për të zhdukur korrupsionin, vendosi që të mbyllë sportelet fizike dhe të hapë një dritare online në e-albania. ““Mezi kam pritur të vijë dita të them këtë që do të them tani ditën e hënë më 3 korrik kadastra nuk është më e aksesueshme për asnjë nga ju. Askush brenda në kadastër nuk do të mundet të përgjigjet edhe sikur të dojë, asnjë nga kushërinjtë që keni futur në kadastër asnjë nga ata që gjasme ka dhënë jetën për PS-në nuk do të ketë më gjë në dorë. Nga tre korriku kadastra do të jetë digjitale. Askush nuk do të ketë mundësi të devijojë sipas dëshirës, nuk do të ketë më zgjidh t’i se kujt t’i shërbesh. Nga tre korriku punonjësi do të ketë para çfarë t’i nxjerrë kompjuteri. Askush nuk do të gjejë fillin se si do të trajtohet prona përveç makinerisë digjitale. Qytetarët të mos shkojnë më në kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra tashmë do të jetë në dritare përmes e-Albanias, aty do të vije dokumenti me vulë elektronike i patjetërsueshëm. Sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar do të shohë se ku është ecuria e procesit. Që një makineri e tillë të përgjigjet duhet që të dhënat ti ketë të aksesueshme. Arkivat e mbushura me letra nuk janë më të askesueshme dhe askush nuk mund të shkojë të fusë një pronë e të heqë të dikujt tjetër. Kjo periudhë ka përfunduar”, tha Rama. Përtej ndjesës së tij publike, Rama tha se priste dorëheqje masive nga stafi i Kadastrës. Mbetet për t’u parë nëse akuzat e tij për nepozitëm dhe korrupsion, do të jenë objekt i hetimeve të organeve të drejtësisë.

Lexo edhe :  10 vite nga krijimi i AKZM/ Rama: Institucion që na bën krenarë për punën që bën

Rritja e pagave

Duke folur për reformën në Kadastër, kreu i ekzekutivit Edi Rama tha se do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit ndërsa bëri thirrje që profesionistët e fushave që kërkohen nga institucioni të aplikojnë në vendet e punës që janë të lira. “Rritja e pagave të Kadastrës do jetë shumë e konsiderueshme sepse punonjësit duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët. Për këtë kemi diskutuar. Përfitoj nga rasti t’u bëj apel atyre që janë profesionistë në ato profesione që Kadastra i kërkon”, tha Rama.

Situata në Vlorë

Duke u ndalur tek Kadastra e Vlorës, duke kujtuar se 9 drejtora kanë dhënë dorëheqjen, Rama kishte dhe një paralajmërim. “Nëntë drejtorë kadastre janë ndërruar në Vlorë, deri ditën kur unë i numërova pastaj hoqa dorë nga numërimi. Njëri më problem se tjetri. Lajmi im për të gjithë ata që i rrinë rrotull kadastrës së Vlorës si ujqit një preje, është, ikni se nuk ka më kadastër për ju. Askush aty brenda nuk ju ndihmon më, se aty brenda ne PC do shfaqet Saranda, Durrësi, Tropoja, por Vlora asnjëherë. Po e përsëris, nuk e di sa ju e ndjeni ca ndjej unë kur them këto fjalë. Jemi të gjithë këtu përgjegjësit kryesor për këtë situatë, po fus edhe veten time meqë në këtë rast ka qenë rasti më evident ku kam evidentuar se s’ka pushte njeriu që mudn ta bëjë punën që bën digjitalizimi. Pc që s’ka nevojë as për nuse, as për krushq, parti as për shoqëri, që s’do dijë as kush është deputet, e bandit. Por thjesht bën punën”, tha Rama. Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se pret dorëheqje masive nga Kadastra pas reformës që do të kthejë online të gjitha shërbimet e këtij institucioni. Më tej ai shtoi se do të ketë edhe rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Kadastrës dhe ftoi të gjithë profesionistët të aplikojnë për vendet e lira.

Tokat bujqësore

Kryeministri Edi Rama tha se nuk kanë mundur ta transformojnë Kadastrën ndonëse kanë pasur shumë kohë. Kreu i qeverisë thekson se kanë bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, por ende nuk ka pasur rezultat. “Arsyeja pse dëshirova ta bëjë këtë takim të hapur duke ftuar disa ministra, deputetë, kryetarë bashkisë është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që në gjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde deri në dhimbje. E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse e kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion që ta transformojmë Kadastrën në atë që është në të vërtetë”, tha Rama.

Të fundit

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Nga Shqipëria në Gaza, çfarë po gatuan Jared Kushner?

Interesi më i fundit i Kushnerit për pasuritë e paluajtshme ndërthur një shije për pronat ekzotike, aventurat dhe gjeopolitikën... Plani i Presidentit Donald Trump që...

Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të...

Lajme të tjera

Web TV