Aplikacionet që kontrollojnë përbërësit e produkteve të lëkurës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aplikacionet e mëposhtme, do ju ndihmojnë të kuptoni përbërësit e produkteve të kujdesit të lëkurës, trupit dhe jo vetëm.
1. Think Dirty
Për më shumë se një dekadë, konsumatorët i kanë besuar këtij aplikacioni të njohur për të zbërthyer listat e përbërësve të produkteve. Për të përdorur Think Dirty, thjesht skanoni barkodin në një produkt kozmetik. Ju gjithashtu mund të kërkoni për produkte në bazën e të dhënave.

2. INCI Beauty
INCI Beauty zakonisht përdoret nga njerëzit në vendet europiane, megjithëse mund të përkthehet në pesë gjuhë. Për të përdorur aplikacionin, filloni duke skanuar barkodin e një produkti ose kërkoni sipas emrit të produktit ose emrit të përbërësit. Rezultatet e kërkimit do të tregojnë përbërjen e produktit, duke përfshirë një listë të plotë të përbërësve dhe funksionet e tyre.

3. WWG Healthy Living by Environmental Working Group
Misioni i kësaj organizate jofitimprurëse është të fuqizojë njerëzit për të bërë zgjedhje më të shëndetshme duke marrë parasysh faktorët mjedisorë. Në vitin 2004, WWG lançoi Skin Deep, një bazë të dhënash të përbërësve dhe produkteve kozmetike që jep vlerësime bazuar në rreziqet e mundshme shëndetësore.

4. Good Face App by The Good Face Project
Ky aplikacion përdor një algoritëm që i lejon përdoruesit të krijojnë një regjim të personalizuar të kujdesit të lëkurës që është i përshtatur për nevojat e lëkurës së tyre dhe përbëhet nga produkte të pastra. Për një rutinë të personalizuar të kujdesit për lëkurën e ndërtuar rreth produkteve që përputhen me nevojat e lëkurës suaj, bëni quiz-in e lëkurës në aplikacion.

 

5. Yuka
Aplikacioni skanon etiketat e produkteve tuaja ushqimore dhe kozmetike. Pasi të gjeni një produkt, mund të shikoni një përmbledhje të listës së plotë të përbërësve dhe nivelin e rrezikut të secilit përbërës.

Lexo edhe :  Ja si të humbni kilogramët e festave

6. CosmEthics
CosmEthics është një aplikacion që skanon përbërësit dhe lexon barkodet e produkteve.

7. Supergreat
Supergreat lejon njerëzit të ndajnë rutinat dhe këshillat e tyre të bukurisë përmes videove të shkurtra. Edhe pse teknikisht nuk është një aplikacion për kontrollin e përbërësve, Supergreat mund t’i hyjë në punë kujtdo që ka interes për industrinë e bukurisë.

Të fundit

Sa minuta dhe internet shpenzojnë shqiptarët?

Shqiptarët kanë shpenzuar më pak internet, minuta dalëse dhe SMS gjatë tremujorit të tretë 2024. Të dhënat më të...

Njihuni me katër shenjat e horoskopit që do të jenë më të favorizuarat e 2025

Viti i Ri 2025 do të fillojë mbarë për këto 4 shenja të horoskopit. Sipas astrologëve shenjat më të favorizuara do të jenë: Dashi,...

Diaspora shpreh shqetësim për skadimin e dokumenteve, thirrje për ndërhyrjen e qeverisë

10 ditë përpara se zyrtarisht të hapet regjistrimi që emigrantët të votojnë nga jashtë vendit, shoqatat e diasporës ngrenë shqetësimin se shumë prej shqiptarëve...

Berisha sulmon Ramën: TikTok-u do të jetë ‘Kurban’ i vitit 2025

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka potsura nje video mesazh të shkurtrë ne rrjetin social TikTok ku akuzon kreun e qeverise se po...

Elon Musk trazon rrjetin/ Ndryshon emrin e tij në X si ‘Kekius Maximus’

Manjati i teknologjisë dhe i besuari i ngushtë i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, nuk dha asnjë shpjegim të menjëhershëm për emrin...

Lajme të tjera

Web TV