Rëndohet bilanci nga sulmi me armë që ndodhi mbrëmë në Larushk të Krujës. Mësohet se përveç Alvi Bejtjas, 13 vjeç, i plagosur ka mbetur dhe vëllai i tij, 8 vjeç, dy fëmijët e Gentjan Bejtjas.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 13-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma, ndërsa 8-vjeçari është lënduar lehtë.
Ndërkohë, daja i tyre, 29-vjeçari Ramazan Sino humbi jetën.