Humbje e madhe për arsimin, ndërron jetë pedagogu i njohur shkodran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare pedagogu shkodran Prof. Dr. Vehbi Hoti. Lajmi është konfirmuar nga të afërm të Hotit, të cilët sqaruan se figura e njohur humbi jetën pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Vehbi Hoti ishte një Profesor Emeritus, i cili i dha kontribut përreth gjysmë shekulli në shërbim të arsimit të lartë. Ai diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës së Universitetit të Tiranës, në Degën Biologji-Kimi.

Për periudha të shkurtra ka punuar në ish-Institutin e Studimeve e të Botimeve Shkollore të Tiranës, në shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër dhe më pas pedagog i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës nga 1966-2013, në lëndët Psikologji-Pedagogji.

Gjatë këtyre viteve është shquar si pedagog, si mësimdhënës, si studiues e si drejtues, duke u afirmuar si një personalitet i nderuar dhe i vlerësuar gjerësisht nga studentët, kolegët dhe opioni i gjerë shoqëror.

Për punën dhe kontributin e dhënë në shoqëri, ai është vlerësuar me tituj si “Mësues i Merituar” dhe “Urdhrin Naim Frashëri të Artë”. Për kontributin e dhënë në strehimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 1994 familjes së tij iu njoh merita në listën Yad Vashem të “Të Drejtëve mes Kombeve.” Universiteti i Shkodrës e ka vlerësuar Hotin me titullin “Doctor Honoris Causa”, ndërsa Senati i Universitetit të Shkodrës e nderoi me titullin “Professor Emeritus” me rastin e daljes në pension më 2013.

Përveç detyrës së pedagogut, ai ka qenë i ngarkuar me detyra e funksione të ndryshme. Për më shumë se 15 vjetësh ka qenë sekretar i Këshillit Shkencor të ILSHP dhe i Redaksisë së Buletinit Shkencor”. Që nga viti 2002 e më vonë ka qenë kryeredaktor i serisë së Shkencave të Edukimit, organ i Universitetit të Shkodrës. Në vitet 1989-1993 ka qenë përgjegjës i katedrës së Psikologji-Pedogjisë. Për 13 vjet, 1991-2003 dekan i parë i Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Shkodrës.

Lexo edhe :  Berisha s’i ndahet Altin Dumanit: Mashtrues i rangut të lartë, mbron vjedhjen e votës

Hoti ishte professor i dalluar për një punë serioze studimore shkencore. Ai ka pasur një aktivitet të pasur botues e kumtues. Ishte autor dhe bashkëautor i shtatë botimeve monografike, 4 teksteve mësimore për shkollën e lartë dhe dy për shkollën e mesme. Ka botuar rreth 60 punime në shtypin shkencor dhe ka referuar në 50 sesione e konferenca shkencore. Ka marrë pjesë në disa projekte dhe ka bashkëpunuar si ligjërues me disa universitete edhe jashtë vendit, si Mal të Zi e Maqedoni. Rrjedhim i kësaj pune janë gradat dhe titujt që ka fituar, nga Doktor i Shkencave deri te Prof. Dr.

Vehbi Hoti lindi në Shkodër më 6 Prill 1942. Me ndarjen e tij nga jeta, familjarët njoftojnë se varrimi bëhet ditën e nesërme ora 11.00 në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Të fundit

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...

Kosovë, përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale për Thaçin

Ka përfunduar protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Hysni...

60 mln euro nga Anglia, Barcelona shet mesfushorin për të shpëtuar merkaton

Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona. Drejtuesit katalanas duhet të shesin, në mënyrë që të financojnë afrimet si Garcia dhe Rashford. Për këtë, sakrifica duket...

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se...

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si...

Lajme të tjera

Web TV