Takimi me kryeministren e Serbisë, BE: Të normalizohet marrëdhënia me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të martën, krerët e institucioneve evropiane kanë ripërsëritur domosdoshmërinë për qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Bërnabiç vizitoi Brukselin, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Michel, përmes një postimi në Twitter ka theksuar se i ka përcjellë kryeministres serbe mesazhin nga samiti i javës së kaluar për domosdoshmërinë e shtensionimit urgjent të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Kosovën.

Ana Bërnabiç u takua edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Krahas marrëdhënieve me Kosovën, në të gjitha takimet u theksua mbështetja për rrugën evropiane të Serbisë, por gjithashtu u nënvizua domosdoshmëria e ndërmarrjes së reformave që janë kyçe për procesin e anëtarësimit të Serbisë.

Sa i përket situatës në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë tha se “topi është në fushën e Prishtinës”.

“Është e nevojshme që, para së gjithash, ngacmimi dhe persekutimi i serbëve në Kosovë dhe arrestimet dhe ndalimet arbitrare pa asnjë provë, ngacmimi dhe torturimi i njerëzve që janë plotësisht të pafajshëm dhe për të cilët të gjithë kanë prova se janë të pafajshëm, nga ne në EULEX dhe në fund të fundit edhe në Prishtinë”, u tha Bërnabiq gazetarëve.

Zyrtarët evropianë i kanë kërkuar vazhdimisht Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe kthimin në dialog me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së.

Që nga rritja e tensioneve në veri në fund të majit, nuk ka pasur takime në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe :  Prokuroria e Hagës e quan Kosovën 'Kosova dhe Metohija', publikohet dokumenti

Kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti serb Vuçiç kanë mbajtur disa “takime krize” me zyrtarë evropianë në Bruksel, por nuk kanë pasur takime bilaterale.

Takimet me ndërmjetësit në dialog, megjithatë, përfunduan pa rezultate konkrete.

Tensionet në veri të Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe, filluan kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët vendas e kundërshtuan këtë dhe që atëherë kanë mbajtur protesta, duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj të komunave dhe njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Bërnabiq pranoi se në të gjitha takimet në Bruksel, bashkëbiseduesit e saj ngritën çështjen e mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit kundër Ukrainës.

“Për sa i përket vlerave, ne u rreshtuam me BE-në, e dënuam agresionin. Kemi arsye pse nuk duam të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Në kuptimin tekniko-administrativ, ai kapitull në negociatat tona ende nuk është hapur”, tha ajo.

Që nga dhjetori i vitit 2021, Serbia nuk ka pasur asnjë konferencë të vetme ndërqeveritare për shkak të mospërputhjes me politikën e jashtme të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet kundër Rusisë./REL

Të fundit

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani...

Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një...

META do të përdorë të dhënat publike të përdoruesve evropianë për të trajnuar IA

Meta do të fillojë të mbledhë realisht të dhënat e përdoruesve evropianë vetëm pasi të ketë informuar, gjatë javëve në vijim, të gjithë personat...

Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Gjermania është e përgatitur të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar Kievin të kapë vrullin kundër Rusisë, ka...

Messin e ndal shtylla! Mbi 62 mijë spektatorë, një rekord historik për të parë yllin

Inter Miami i Lionel Messit pranoi një barazim 0-0 në Chicago Fire në ndeshjen e 8-të të MLS. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Javier Mascherano...

Lajme të tjera

Web TV