Tërmet në këmbimin valutori, euro zbret në rekordin historik si kurrë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro ka thelluar rënien në këtë javë të parë të Korrikut, duke prekur tanimë një minimum të ri historik kundrejt lekut. Flukset e turizmit e kanë zhvlerësuar vazhdimisht gjatë kësaj jave valutën europiane, që brenda një dite është zhvlerësuar me plot 86 pikë kundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet për 104.85 lekë, duke thyer edhe rekordin e vendosur më 9 Qershor prej 105.6 lekësh.

Data 6 Korrik do të shihet si vendimtare për të përcaktuar se sa poshtë do të zbresë kjo monedhë, teksa Banka qendrore planifikon një operacion ditën e enjte për të blerë 5 deri në 9 milionë euro valutë nga tregu.

Forcimi i lekut është ndjerë edhe tek valutat e tjera, ku dollari zbriti në kuotën e 96.18 lekëve, paundi britanik në 122.17 lekë dhe franga zvicerane në 107.49 lekë.

Luhatjet, krahas eksportuesve, po ndihen në këtë moment edhe nga industria e hotelerisë dhe dhomave me qira ditore, që operon me çmime kryesisht në euro. Një pjesë e madhe e kësaj industrie tanimë po i drejtohen çmimeve në lek, për t’u mbrojtur nga zhvlerësime të tjera të mundshme.

Të fundit

20 vjet vjedhje, Bankers Petroleum është një krim i pandëshkuar

Bankers Petroleum ka zhvatur pasuritë e shqiptarëve që ditën që ka nënshkruar kontratën e parë me qeverinë. Sado të...

Pse të gjithë në PD janë në garë për ‘bustin’ e Berishës?

Nga Namir Lapardhaja Pas zgjedhjeve të 11 majit, në vend që Partia Demokratike të prodhonte një debat të brendshëm për dështimin elektoral, ajo është zhytur...

Guvernatori Sejko takim me Ambasadorin e ri të Spanjës: Ekonomia, në trend pozitiv!

Guvernatori Gent Sejko, priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura. Gjatë...

Urbani merr flakë me pasagjerë brenda, momente paniku në kryeqytet (VIDEO)

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, ku një autobus i linjës...

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Kompania ajrore Swiss International Airlines dhe Deutsche Lufthansa deklaruan sot se një aeroplan që fluturonte nga Beogradi për në Zyrih bëri një ulje emergjente...

Lajme të tjera

Web TV