Guri i çmuar me vlerë 500 mijë euro gjendet në zorrët e balenës së ngordhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur një balenë ngordhi në një plazh në ishullin Kanarie të La Palma, askush nuk e imagjinonte se një thesar i vlefshëm ishte fshehur në zorrët e saj.

Antonio Fernández Rodríguez, kreu i institutit të shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Universitetin e Las Palmas, Spanjë ishte i vendosur të zbulonte pse balena kishte ngordhur. Duke dyshuar për një problem të tretjes, ai inspektoi zorrën e trashë të saj dhe ndjeu se diçka e fortë ishte ngjitur në atë pjesë të zorrëve.

Ajo që nxora ishte një gur me diametër rreth 50-60 cm që peshonte 9.5 kg.

Ky gur ishte një substancë e rrallë, e njohur shpesh si ari lundrues, me vlerë rreth 500,000 euro.

Balenat hanë sasi të mëdha kallamarësh dhe sepje, shumica e të cilave nuk mund të treten. Por disa mbeten, dhe me kalimin e viteve lidhen së bashku në zorrët e balenës për të formuar gurë. Këta gurë në shumicën e rasteve bien në det, por ndonjëherë, si në rastin e balenës në La Palma, ajo rritet shumë, duke çarë zorrën dhe duke vrarë balenën.

Raporti i përgatitur nga ekipi i Universitetit të Gran Canaria tregon se balena, me një gjatësi prej afërsisht 13 metrash, peshonte 20 tonë, midis 5 dhe 10 tonë nën mesataren. Përveç kësaj, mungesa e ushqimit të mjaftueshëm në stomak ishte një tjetër faktor i rëndësishëm që tregoi shkaqet e ngordhjes së saj.

Të fundit

Ofertë 70 milionë euro nga Premier League, Hansi Flick i hapur për shitjen e titullarit

Tottenham po përgatit një ofertë të madhe për Dani Olmon, e cila do të arrinte në 70 milionë euro,...

“Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Edi Rama zgjodhi të komunikojë vetë lajmin që pritej nga qeveria. kompensim të plotë, që nga shtëpitë deri te bagëtitë për banorët e prekur...

Karta e Atlantikut të vitit 1941 dhe ndikimit të saj në zhvillimet globale:

Sfondi – Lufta në kulmin e saj Në verën e vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore ishte në një fazë kritike: Britania e Madhe, nën udhëheqjen...

Kush e ndezi zjarrin?

Nga Aladin Stafa Ditët e fundit Shqipëria po kalon një situatë emergjente të krijuar nga zjarret, vatrat e të cilave u përhapën me shpejtësi thuajse...

Rënia e Euros thyen rekorde të reja, monedha europiane pranë kufirit të 97 lekëve

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Lajme të tjera

Web TV